FIDANISHTJA

“Qaja çdo ditë për gjashtë muaj”, Mirsa Kërqeli tregon vështirësitë…

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mirsa Kërqeli, dikur ishte shumë aktive në muzikë.

Mirëpo ka tash e sa vite që ajo është shumë më rrallë prezente në skenë, herë pas here me ndonjë projekt muzikor por jo konstante.

E krejt kjo duket të ketë ndodhur për shkak të shpërnguljes së saj në Kanada, ku nisi një jetë të re bashkë me bashkëshortin e saj, Granitin, dhe dy fëmijët.

Mirsa tregoi se adaptimi me jetën e re përtej oqeanit ishte i vështirë, veçanërisht në gjashtë muajt e parë pas shpërnguljes.

“Gjashte muaj ka qenë tmerr, çdo ditë ndoshta kam qarë edhe e kisha atë problemin qe po dua të kthehem, por nuk mund të vendosja të kthehem shkaku i djalit sepse e kisha djalin atje. Krejt qëllimi që kam vendosur të jetoj atje është djali, në fakt tash edhe vajza edhe burri në të njëjtën kohë punonte dhe studionte dhe nuk doja t’ia humbisja karrierën”, ka thënë Mirsa.

UBT

Tutje, ajo thotë se e ndjen mungesën e gjithçkaje nga vendi i saj i lindjes.

“Me merr mallin ndoshta edhe për baltën e Kosovës, për gjithçka, sidomos për familjen nuk diskutohet. Më merr malli për punën, më ka marrë malli për skenën, për adhuruesit e mi, për gjithçka që e rrethon Kosovën”, ka shtuar këngëtarja nga Gjilani.

Mirsa gjithashtu mohoi zërat e gojëve të liga që aludonin se xhelozia e bashkëshortit të saj ishte shkas që ajo të largohej nga muzika.

Ajo hodhi kategorikisht poshtë këtë mundësi, duke thënë madje se përkundrazi, Graniti ishte ai që e shtynte gjithmonë drejt rikthimit në skenë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.