Pyjet e Artanës përfshihen nga flakët – lokalizohet rreziku

Gjilan – Një pjesë e madhe e maleve të Dragancës, por edhe pjesa e Manastirit ka qenë në rrezik të përfshihet nga flakët, por me ndihmën e qytetareve, të zjarrfikësve të Gjilanit dhe Artanës tani situata është nën kontroll tha për rajonipress Bajrush Ymeri kryetar i Artanës.
Një pjesë e mirë e pyjeve të Dragancës fshat i Komunës së Artanës të dielën është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit e Artanës dh të Gjilanit të ndihmuar edhe nga qytetarët e shumtë dhe vet kryetari i komunës Bajrush Ymeri kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin raporton rajonipress.
Bajrush Ymeri me ndihmën edhe të zyrtarëve tjerë dhe të ndihmuar nga shumë qytetarë shqiptarë e serb i`a kanë dalur që zjarrin ta lokalizojnë dhe të shpëtohet edhe Manastiri dhe kisha e Dragancës.
Ymeri tha se aktualisht situata është nën kontroll kurse sipas tij fajtor kryesor për djegien e pyjeve janë vet qytetarët e pandërgjegjshëm.”Ne kemi informacione të sakta dhe po bëjmë përpjekje që së bashku me policin ta identifikojmë personin që bëri këtë akt vandal dhe të kushtueshëm për Dragancën dhe Artanën” tha Ymeri.
Ymeri tha se aktualisht janë shpëtuar pishat e njohura të këtij vendbanimi dhe po bëhen përpjekje që me ndihmën edhe të KFOR-it amerikan të lokalizohet në tërësi zjarri. /rajonipress/