UBT

PVD me program për ndërtimin e një komune të re për Bujanocin

/ 2 minuta lexim
HW

Partia për veprim Demokratik në Bujanoc ka mbajtur një koktej për fundivit në restaurantin breta në Bujanoc dhe kështu ka shpalosur një pjesë të programit për komunën e Bujanocit.

Shaip Kamberi, kryetar i degës së kësaj partie në Bujanoc ju dërgoi porosi qytetarëve të komunës që ti bashkohen drejt rrugëtimit të ndërtimit të një komune në të cilën çdo kush do ta gjejë veten.

“Përveç që jemi mbledhur të shënojmë fundin e vitit 2015, ne po shënojmë sonte edhe fillimin e fundit të një periudhe, të një politike të mbrapshtë që po mbretëron në Bujanoc. Njëkohësisht ne së bashku po shënojmë edhe fillimin e një viti i cili do të sjellë risi në të qeverisjes së mirë në Bujanoc”, theksoi mes tjerash Kamberi.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi duke i uruar shëndet e suksese simpatizuesvë të partisë së tij.

“PVD në kohën më të vështirë kur ishte kulminacioni i aparthejdit në Bujanoc diti që atë revoltë ta shfrytëzojë që shqiptarët ti marrin përgjegjësit dhe të drejtat ashtu i si takojnë”, deklaroi Halimi.

HW

Ai foli edhe për qeverisjen lokale që e vlerësoi të çoroditur.

“Me të tërë madhështinë që e ka pas dhe gjithë problemet akute që i kemi dhe kjo popullatë ta gjej veten në kushte normal të jetës dhe një vizion normal që ofron prosperitet e që ka qenë synin i joni”, pohoi Riza Halimi.

Ndërsa Shaip Kamberi duke folur për komunën e Bujanocit ai tha se prezenca në këtë ngjarje është këtu është prezencë e njerëzve të bashkuar.

“Prezenca juaj këtu është prezencë e njerëzve të bashkuar, që kanë një qëllim të shëndoshë për ndërtimin e Bujanocit qytet me perspektivë, për inkuadrimin e rinisë dhe gruas shqiptare në vendimmarrje, për trajtimin në mënyrë serioze që duhet t’i bëjmë problemeve tona të shumta për shprehjen e mirënjohjes më të thellë për mërgatë tonë”, deklaroi Kamberi.

Për të gjithë pjesëmarrësit në shënimin e fundivit 2015 ishte përgatitur një koktej rasti dhe muzikë e lehtë./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.