Mobi Casa

PVD e shqetësuar për situatën e krijuar në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc ka reaguar me situatën e krijuar pas incidentit me pasojë vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, duke vlerësuar se deklarata e drejtorit të përgjithshëm të policisë ka kërcënuar qytetarët e Tërnocit.

Në kumtesë thuhet se Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, pas shqyrtimit të situatës së tensionuar në komunën tonë, që vjen si pasojë e incidentit me pasojë vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, reagon ashpër ndaj deklarimeve të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë (Millorad Veljoviq) i cili ditë më parë ka kërcënuar se do të „shkundë tërë Tërnocin“ për “t’i gjetur kryesin e veprës penale”.

PVD konsideron se deklaratat që vijnë nga kreu i policisë në Beograd, të përcjellura nga fushata histerike antishqiptare e medias pro qeveritare në Beograd, kanë për qëllim satanizimin e skajshëm të shqiptarëve dhe Tërnocit e tërnocasëve, që mund të sjellin pasojë aksione të radhës spektakolare të bastisjeve, kërcënimeve dhe arrestimeve.

Hidromorava

Duke i shprehur ngushëllime familjes së policit të vdekur, PVD, kërkon nga autoritetet kompetente sjellje profesionale dhe mospolitizim të rastit, që po krijon atmosferën e “gjahut të shtrigave” të radhës që po zhvillohet ndaj shqiptarëve.

PVD, gjithashtu, gjykon edhe heshtjen e pushtetit lokal ndaj këtyre kërcënimeve të bëra në këtë drejtim të Tërnocit dhe tërnocasve. PVD, konsideron se këtë heshtjeje të pushtetit të Bujanocit, ndaj fushatës së re antishqiptare beogradase, nuk e justifikon as “domosdoshmëria” e ruajtjes së qetësisë në koalicionin multietnik. Është për të habitur se si nuk gjeti rast dhe arsye as Bashkësia lokale e Tërnocit të reagojë ndaj kësaj fushate.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc ka shprehur shqetësimin edhe lidhur me manipulimin e bizneseve private në hapësirat publike të qytetit të Bujanocit. PVD konsideron se paaftësisa dhe joprofesionalizmi i administratës komunale po dekurajon bizneset me politikat ndëshkuese, duke krijuar ambient dhe privilegje vetëm për bizneset partiake.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.