ARKATANA

PVD dhe UDSH fillojnë fushatën për zgjedhjet e Këshillit Nacional

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Konsiderojmë se pjesëmarrja e gjithëve në këto zgjedhje është fitore e vizionit politik të PVD-së”.

Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve” i përbërë nga PVD dhe UDSH, ka nisur fushatën e vet zgjedhore për zgjedhjet e Këshillit nacional, me tubimin e mbajtur me anëtarë dhe simpatizantë, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, të premten e 17 tetorit.

Në fjalimin e hapjes së fushatës, Hajrush Maksuti, kryetar i nëndegës së PVD-së për Bujanoc, ka nënvizuar dëshirën që fushata për zgjedhjet për Këshill Nacional të kalojë në frymën demokratike dhe tolerancës, sikurse që besojë që Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve do të dal fituese e këtyre zgjedhjeve”.

Gjatë tubimit janë prezantuar edhe shtatë kandidatët e kësaj liste nga Bujanoci, në mesin e të cilëve janë Galip Beqiri, kryetari aktual i KKSH-së, Xhemile Abazi, Adem Hasani, Mehmet Dalipi, Rexhep Latifi, Leonora Fejzullahi dhe Selami Mustafa.

Mobi Casa

Pas prezantimit të kandidatëve kryetari aktual i KKSH-së foli për punën katër vjeçare të këtij institucioni dhe nënvizoi rolin e KKSH-së për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për shkollat fillore, duke potencuar se edhe pse është bërë punë e madhe para nesh ka ende shumë sfida me të cilat duhet të përballemi në mandatin e ri.

Kryetari i Degës së PVD-së, Shaip Kamberi, ka cilësuar daljen e gjithë subjekteve shqiptare në zgjedhje si “fitore politike e vizionit të PVD-së sepse pjesëmarrja në zgjedhje edhe të kundërshtarëve më radikal të idesë për themelimin e këshillit nacional nënkupton se puna e PVD-së më 2010 ishte misionare”.

Adem Hasani, nga UDSH, ka kërkuar votën për koalicionin për të drejtat e shqiptarëve nga votuesit, sepse është më i ëprgatitur se gjithë tjerët për ta udhëhequr KKSH-në./titulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.