United Hospital

Pushtetit aktual i ka humbur rruga në oborr

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qytetarët e mllefosur në këtë Qeveri kërkojnë rrëzimin e saj.Nënshkrimi i peticionit, parapërgatitje për protesta masive.

Qytetarët e Kosovës, të mllefosur në këtë Qeveri jokompetente dhe mashtruese, me rreth 40 mijë nënshkrime vetëm për tri ditë, po tregojnë përfundimisht se janë vetëdijesuar dhe bindur se kjo Qeveri e ky pushtet oligarkësh dhe i kriminalizuar duhet të ndëshkohet me votë.

Sipas analistëve dhe deputetëve, madje edhe të pozitës, kjo Qeveri e ka humbur busullën, prandaj duhet të largohet me protesta masive deri në theqafje

FIDANISHTJA

As optimistët më të mëdhenj nuk kanë pritur që inicimi i peticionit nga opozita e bashkuar, kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës, marrëveshjeve që u arritën në Bruksel, të cilat shkojnë në dëm të Kosovës, do të mund të mobilizojnë një masë kaq të madhe qytetarësh.

Analistët politikë konsiderojnë se masiviteti i fillimit të nënshkrimit të peticionit për tri ditët e para mbi 40 mijë nënshkrime, tregon se qytetarët janë mllefosur aq shumë në këtë Qeveri jokompetente dhe mashtruese. Kjo tregon se ata përfundimisht janë vetëdijesuar dhe bindur se kjo Qeveri e ky pushtet oligarkësh dhe i kriminalizuar duhet të ndëshkohet me votë, pasi është mbushur kupa me qeverisjen e tyre të keqe, për t’iu dhënë shansin ideve dhe programeve të reja, që kanë për vizion forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për qytetarët. Nuk përjashtohet madje fare edhe parashikimi i mundësisë së mobilizimit të opozitës dhe shoqërisë civile së bashku, që të sensibilizojnë qytetarët për të rritur numrin e nënshkrimeve jo vetëm për marrëveshjet e dëmshme të 25 gushtit, por edhe për korrupsionin, kontrabandën, evazionin, haraçin e vjedhjet, fajdetë e shumë të këqija të tjera, duke arritur një numër të nënshkrimeve mbi 300 mijë brenda dy javëve të ardhshme për të vazhduar me protesta, nëse Qeveria nuk reflekton me ofrimin e dorëheqjes së parevokueshme për të çuar vendin në zgjedhje të reja të parakohshme. “Unë mendoj që qytetarët e Kosovës po tregohen shumë koshientë për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin rreth Kosovës.kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.