Uji Dea

Pushteti zhvatës lë në geto kosovarët

/ 5 minuta lexim
HW

Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe dështimi i institucioneve të sundimit të ligjit për ta luftuar atë me efikasitet, po bëhen pengesa kryesore, një lloj muri i pakalueshëm edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Krimi dhe korrupsioni i pandëshkuar në nivelin e lartë kanë qenë dhe po vazhdojnë të mbesin barrikada kryesore e pakalueshme për të fituar edhe qytetarët e Kosovës liberalizimin e vizave,raporton Gazeta Kosova Sot

Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe dështimi i institucioneve të sundimit të ligjit për ta luftuar atë me efikasitet, po bëhen pengesa kryesore, një lloj muri i pakalueshëm edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Këtë fakt nuk e thonë vetëm njohës të fushës së sundimit të ligjit në vend, por e konstatojnë edhe organizma kredibilë ndërkombëtarë që hartojnë raporte periodike të kësaj fushe, derisa e vendosin si kusht themelor edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët vazhdojnë të thonë se pa u luftuar korrupsioni e krimi i organizuar nuk ka lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës. E për ta mbuluar këtë dështim të institucioneve të shtetit të Kosovës janë shpikur deklarimet mashtruese të qeveritarëve që e lidhin procesin e vizave tepër ngushtë me temën e demarkacionit, pavarësisht që edhe BEja vazhdimisht kërkon luftë të ashpër kundër korrupsioni si treguesin kryesor të funksionimit të shtetit ligjor. Opozita dhe analistët akuzojnë pushtetin se ka dështuar në adresimin e këtyre sfidave.

United Hospital

Keqqeverisje pas keqqeverisjes Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, theksoi se qeverisja e keqe për disa vite më parë në dy mandatet e PDK-së nuk ka qenë në funksion të luftimit të krimit dhe korrupsionit, por vetëm në funksion të forcimit të kësaj dukurie, e cila është raportuar si tepër e dëmshme dhe shqetësuese edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare. “I njëjti avaz po vazhdon edhe tani nga bashkëqeverisja e PDK-së me LDK-në dhe nuk ka gjasa të ketë liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës derisa këto struktura të korruptuara të jenë në pushtet. Demarkacioni është një kusht i shpikur nga vetë qeveritarët e korruptuar, me qëllim që ta kontrabandojnë këtë marrëveshje të dëmshme si mbulesë për dështimet e tyre në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të krimit dhe korrupsionit”, ka pohuar nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi. Edhe Ismail Kurteshi nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ konsideron se shtylla kryesore që po bëhet pengesë për qytetarët e Kosovës, për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë, është niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit, një betejë e humbur, mbase jo rastësisht, nga pushteti aktual që nuk ka vullnet t’i kundërvihet si duhet. “E kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris qëndrimin dhe vlerësimin tim se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza, e kjo ka ndodhur sepse qeveritarët nuk e kanë luftuar korrupsionin për arsye që të gjithë e dimë, sepse ata janë vetë korrupsioni. Edhe bartësit e krimit ekonomik janë ngushtë të lidhur me qeveritarët, prandaj as ndaj atyre nuk ndërmerren masa. Funksionimi i shtetit ligjor në këtë fazë është pothuajse i pamundur. Këtë konstatim tani vetëm sa po e përforcojnë edhe raportet e organizatave ndërkombëtare, por edhe disa nga ato vendore”, theksoi ai.

Kosova, në listën e zezë Në një raport të publikuar para dy javësh edhe Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ e ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve më të korruptuara në botë, me një kulturë të pa ndëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në aferat korruptive dhe me institucione jo shumë të qëndrueshme për luftimin e kësaj dukurie. Ky dhe raportet e tjera ndërkombëtare po e radhisin Kosovën në vendin e 103-të në shkallë botërore për nivelin e korrupsionit, duke e vendosur atë në një vijë me vendet më të korruptuara në botë.

Analistja e fushës së sundimit të ligjit nga Grupi për studime juridike dhe politike, Albana Merja, konstaton se që nga viti 2012 e këndej të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për vendnumërim të skajshëm të institucioneve të shtetit në luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, andaj edhe perspektiva për qytetarët nuk është optimiste. “Evidenca në luftimin e krimit të organizuar dhe mbi të gjitha korrupsionit në nivele të larta shtetërore vazhdon të mbetet një sfidë për institucionet e Kosovës. Kjo ka qenë një ndër kërkesat kryesore që në fillim të këtij procesi (qershor 2012) dhe është theksuar në çdo raport vlerësues nga ana e Komisionit, duke ia bërë në këtë mënyrë të qartë Qeverisë së Kosovës që pa e rritur efikasitetin në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e vështirë që të arrihet liberalizimi i vizave”, potencoi ajo. “Përveç luftimit të këtyre dukurive, është e nevojshme që Qeveria e Kosovës, Parlamenti dhe institucione të tjera relevante, të fillojnë një proces të lobimit intensiv dhe të koordinuar me institucionet e BE-së në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete”, tha Merja për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.