RCCOLA

Pushteti në Kosovë funksionon në dy binarë, atë formal dhe joformal

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Analistët dhe njohësit e kësaj fushe kanë paralajmëruar se arrestimet nga Gjykata Speciale, respektivisht largimi nga skena politike e figurave kyçe nëpër disa parti, doemos do të mundësojë edhe eliminimin e disa klaneve mafioze, të cilat i kanë mbërthyer partitë politike, duke mos i lërë as që të marrin frymë. Së këndejmi ata kanë ngritur edhe çështjen, nëse do të fillojë për ta shthurur fillin e së keqes në Kosovë.

Paslufta i lidhi në një piramidë krimin para, gjatë dhe pasluftës

Analisti Fadil Lepaja mendon se shumëçka mund të ndryshojë, nëse projekti i quajtur Gjykata Speciale rezulton i suksesshëm, dhe kjo për arsye se paslufta i lidhi në një piramidë krimin e para, gjatë dhe pas luftës. “Pushteti politik, ekonomik dhe represiv është koncentruar në pak duar dhe në dy binarë njëkohësisht: formal dhe joformal, kështu që çmontimi i kësaj piramide është kusht i çfarëdo progresi”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Fadil Lepaja,raporton Gazeta Kosova Sot

Uji Dea

Analistët dhe njohësit e kësaj fushe kanë paralajmëruar se arrestimet nga Gjykata Speciale, respektivisht largimi nga skena politike e figurave kyçe nëpër disa parti, doemos do të mundësojë edhe eliminimin e disa klaneve mafioze, të cilat i kanë mbërthyer partitë politike, duke mos i lërë as që të marrin frymë. Së këndejmi ata kanë ngritur edhe çështjen, nëse do të fillojë për ta shthurur fillin e së keqes në Kosovë. Gjykata Speciale, e cila pritet se do të vërë në lëvizje edhe Prokurorinë e shtetit, si dhe gjykatat vendore, derisa në anën tjetër marrja e ‘peshqve të mëdhenj’ nëpër disa parti do të heqë kësisoj edhe pengun që i mban vetë ato parti politike të mbërthyera me klanet klienteliste e të tejinkriminuara, meqë klanet e tilla nëpër parti mbajnë peng vetë partinë, duke mos pas as vendimmarrje demokratike. Sipas tyre, këto parti në fakt për shumë vite po sundohen nga ‘Njëshi’ i lidhur me klanet e inkriminuara nga mafio-oligarkët financiarë dhe politikë të instaluara nëpër institucionet e të tria pushteteve, në Qeveri, drejtësi dhe në legjislativ, dhe në të dy nivelet e pushtetit, në Qeverinë qendrore dhe në atë komunale në Kosovë.

Partitë duhet pastruar nga të inkriminuarit Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ashtu siç edhe është përfolur dhe paralajmëruar, pritet që së shpejti të fillojë me punën dhe mandatin e saj Gjykata Speciale për të gjykuar krimet e ‘supozuara’ të luftës së fundit në Kosovë, e po ashtu priten edhe arrestimet e para nga kjo gjykatë. Së këndejmi, sipas tij, mbase do të ketë tronditje edhe skena politike në vend me këto arrestime, ngase, siç tha, të arrestuarit potencialë dyshohet se mund të jenë dhe personalitete me ndikim të madh të jetës politike në krye të akëcilës parti apo në krye të institucioneve po ashtu, por që për gjykatën përbëjnë një relevancë dhe barabarësi njëlloj para drejtësisë pa marrë parasysh pozitat e tyre dhe postet politike që ata mbajnë. Sipas Kelmendit, kjo gjykatë sikur është e ditur ka për mandat që të sjellë para drejtësisë e të gjykojë krimet e supozuara të luftës në Kosovë.

“Nëse është në mandatin e saj që të merret edhe me krimet dhe vrasjet politike të pasluftës që kanë ndodhur në Kosovë, atëherë sigurisht se do të atakojë edhe njerëz, që përbëjnë raste potenciale për gjykimin e këtyre krimeve dhe sidomos vrasjeve politike të pasluftës, që nga gjykatat vendore ende as që është marrë ndokush në përgjegjësi apo nëse për këto raste janë ngritur aktakuza apo janë iniciuar hetime. Por, dyshohet se para kësaj drejtësie mund të gjenden edhe akëcilët, që njëherësh mund të quhen si “peshqit e mëdhenj” të krimit, e që janë nëpër ndonjërën prej partive, e që në njëfarë mënyre janë pengu i së keqes në vetë këto parti”, u shpreh Kelmendi. Sipas tij, duhet pastruar vetë ato parti nga të inkriminuarit, që mbajnë damkën e krimit, pasi këta janë vetë ata që ua kanë dhënë damkën e krimit vetë partisë së tyre që i kanë shënjuar me të keqën. “Në këtë lëvizje arrestimesh nga Gjykata Speciale sigurisht së gishti tregues shkon kryekëput drejt PDK-së dhe të disa njerëzve të saj si të dyshuar potencialë nga kjo drejtësi ndërkombëtare. Dihet se në periudhën e pasluftës janë vrarë disa nga personalitetet politike të LDK-së dhe këto dyshohet të kenë qenë vrasje krejtë- sisht politike dhe gjithmonë është përfolur se dora e krimit dhe vrasjeve vinte nga tabori tjetër, që d.m.th SHIK-u i PDK-së! Pra, për ta fuqizuar PDK-në dhe për t’i likuiduar nga skena politike personalitetet më të fuqishme të LDK-së, më vonë dhe rezultoi që të fitojë vazhdimisht në zgjedhje PDK-ja, duke marrë primatin e partisë së parë në vend dhe duke udhëhequr me vendin, si në pushtetin lokal ashtu dhe në atë qendror tash e sa vite”, ka vijuar më tej ai. Kelmendi ka shtuar se pas këtyre arrestimeve që do të goditej më së shumti PDK-ja. “Sigurisht se ka mjaft gjasa që nga këto të përfitojë politikisht paskëtaj LDK-ja, e cila bëri koalicion për të qeverisur vendin pikërisht me PDK-në”, u shpreh ai. “Pra, LDK-ja, edhe pse mjaft zëshëm ka trumbetuar dhe kanë vajtuar se janë më të dëmtuarit si parti, (dhe kjo është më se e vërtetë e argumentuar) nga këto vrasje politike të njerëzve të LDK-së tashmë mund të kthehet sërish në përfitim te elektorati në zgjedhjet e ardhshme, çka s’do të duhej të ishte kështu e dinjitetshme për vetë LDKnë. Në këtë vazhdë do të jenë në lëvizje e sipër edhe gjykatat vendore dhe prokuroria e shtetit për të ndihmuar arrestimet dhe me ngritjen e aktakuzave dhe këtu sigurisht se do të preken njerëzit e të tri niveleve të pushtetit pa dallim, sikur janë në drejtësi, në qeveri dhe në legjislativ apo qoftë edhe në qeverisjet komunale, gjithkund ku do të jenë të apostrofuarit e kësaj Gjykatë Speciale, për t’u nxjerrë para drejtësisë!?…Kjo do të ndodhë, por mbetet të mos paragjykojmë në asnjë rast se si do të marrin rrjedhën e tyre gjykimet e drejtësisë së Gjykatës Speciale, ngase proceset e gjykimeve dhe epilogu i tyre ka për bazë provat dhe dëshmitë”, është shprehur Kelmendi./kosova sot/