ARKATANA

Pushteti, mburojë e konfliktit të interesit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Që nga 1 janari 2013, kur ka hyrë në fuqi Kodi Penal dhe kur konflikti i interesit është sanksionuar penalisht, Ligji i Konfliktit të Interesit është dashur që të harmonizohet me Kodin Penal. Tani i kemi në fuqi një ligj që konfliktin e trajton si shkelje administrative dhe Kodin Penal, i cili këtë e trajton si vepër penale”, ka pohuar kreu i AKK-së, Hasan Preteni.

Kuvendi i Kosovës, në mesin e dështimeve të shumta, nuk arriti të miratonte Ligjin e ri për parandalimin e konfliktit të interesit.

Drafti ishte tërhequr nga Ekzekutivi në prag të seancës. Kjo ndërhyrje e Qeverisë ka bërë që institucionet e vendit ta mbajnë për njollë të zezë edhe në këtë vit fenomenin e konfliktit të interesit, një dështim që po i faturohet Kosovës në vazhdimësi, për vite të tëra, në të gjitha Raportet e Progresit të KE-së.

ARKATANA

Vetë deputetët, që janë anëtarë të Komisionit të ligjeve, në pozitë dhe në opozitë, së bashku me ekspertët e kësaj fushe, konsiderojnë se është një lojë e ndytë politike e partnerëve të koalicionit qeverisës, që jorastësisht penguan miratimin e këtij ligji me plotësim- ndryshimet e reja në sesionin pranveror.

Sipas tyre, partitë në pushtet dëshirojnë t’i zgjasin jetën fenomenit të konfliktit të interesit, duke u mundësuar militantëve politikë në institucione që edhe për një periudhë të gjatë kohore të mund të përfitojnë, duke mbajtur nga disa pozita në institucionet publike dhe duke përfituar materialisht nga pozitat e tilla. “Unë si kryetare e Komisionit të ligjeve e kam thënë me kohë se me këtë veprim po shihet qartë se përfundimisht kjo qeveri nuk është asgjë tjetër veçse një qeveri e vazhdimit dhe stimulimit të konfliktit të interesit”, tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Albulena Haxhiu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.