Eko Higjiena

Pushteti mashtroi me vizat, korrupsioni dhe krimi vazhdojnë të lulëzojnë

/ 13 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas analistëve, por edhe të qytetarëve, BE-ja është duke pritur rezultatet konkrete në të ashtuquajturën “betejë” të institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por se tanimë është krijuar bindja e madhe se me këtë klasë politike nuk do të shkapet asnjëherë shteti i kapur nga nëntoka kriminale, por kjo klasë e korruptuar, politika dhe drejtësia, nuk do të arrijë ta mashtrojë BE-në me luftën false kundër korrupsionit e krimit.

“Nuk është çështja këtu as e ish-demarkacionit me Malin e Zi, si dhe as e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kanë fakte të bollshme se krimi dhe korrupsioni vijnë nga partitë politike, udhëheqësit e tyre, si dhe nga pushteti shtetëror i lidhur ngushtë me mafinë ekonomike, e cila i ka kapur tërësisht ekonominë, pronën dhe shtetin. Por, të gjitha këto i di BE-ja, këtu e ka EULEX-in. Ai i ka përcjellë dhe ka informacione dhe fakte të bollshme mbi krimin e korrupsionin. Dhe, megjithatë tolerohet ky krim politik dhe ekonomik. Ka rrezik që liberalizimi të fitohet si kompromis për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e që në fakt me këtë fillon jo vetëm de-fakto, por edhe de-jure shkatërrimi i shtetit të Kosovës, akoma të pakonsoliduar si duhet”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”

Tani kanë mbetur vetëm edhe disa orë nga deklarimi i BE-së rreth vlerësimit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për kosovarët, por qytetarët e Kosovës dhe analistët politikë janë shumë pesimistë dhe deklarojnë se ka fare pak gjasa që kosovarët të mund të lëvizin të lirë në Evropë pa viza deri në fund të vitit 2018, duke besuar më shumë se pritja do të zgjasë. Në mbledhjen e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian nuk është rekomanduar heqja e vizave për kosovarët, prandaj kjo e shton edhe më shumë pritjen pesimiste negative për këtë proces.

Sipas analistëve, por edhe të qytetarëve, BE-ja është duke pritur rezultatet konkrete në të ashtuquajturën “betejë” të institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por se tanimë është krijuar bindja e madhe se me këtë klasë politike nuk do të shkapet asnjëherë shteti i kapur nga nëntoka kriminale, por kjo klasë e korruptuar, politika dhe drejtësia, nuk do të arrijë ta mashtrojë BE-në me luftën false kundër korrupsionit e krimit.

Madje ,sipas analistëve, tani besohet se edhe pa VETTING nuk do të ketë kurrfarë lufte reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm orkestrime të rasteve nga politikanët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale. Analistët theksojnë se klasa politike e Kosovës i mashtroi sërish qytetarët duke iupremtuar se pas demarkacionit menjëherë do të kemi liberalizim vizash, por pakkush po e beson tani këtë pa luftimin me dëshmi konkrete të krimit dhe korrupsionit

“Vetëm një vetting, kur do t’i merrte në përgjithësi përfaqësuesit e këtyre institucioneve, natyrisht ata që janë me mafio-oligarkët dhe të ata prej të ‘madhit e deri te më i vogli’, kur të pastrohen, edhe drejtësia paralel me politikën, përkatësisht politikanët, që këta të fundit janë përgjegjësit kryesorë, tek atëherë mund të çlirohen këta qytetarë, të cilët janë mjaft të mashtruar”, tha Shefik Shkodra për “Kosova Sot”

“Krejt ajo çka është tani me rëndësi, është të nxirret Ligji për VETTING-un dhe Ligji antimafia. Pra, konsideroj se Ligji për VETTING-un dhe Ligji antimafia janë të nevojshëm kurdoherë”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot”

Institucionet neglizhuan kriteret

Sipas analistit Shefik Shkodra, gjasat më reale janë që BE-ja të marrë edhe një vendim të radhës, që ta shtyjë për vitin tjetër temën e liberalizimit të vizave për kosovarët, pasi sipas tij nuk janë kryer detyrat e shtëpisë. “Me të drejtë nuk do të ketë viza për qytetarët tanë. Kjo do të zvarritet edhe për shumë kohë. Shkaku, institucionet tona nuk kanë lëvizur në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me disa ilustrime të nivelit të ulët. Kështu po mendojnë se mund të arsyetohen para evropianëve. Vetëm në qoftë se është ndonjë marrëveshje, në kundërshpërblim me politikën jotransparente”, u shpreh ai.”Qytetarët tanë nuk duhet të shpresojnë shumë çka thonë këta zotërinjtë përgjegjës nëpër institucionet e Kosovës. Besoj se tashmë janë të mësuar me premtimet e vazhdueshme të deritanishme të tyre”, vlerësoi Shkodra për “Kosova Sot”.

Eco Higjiena

PAN-i i zhytur në korrupsion

Sipas Blerim Burjanit, nuk ka gatishmëri politike dhe as seriozitet për t’u marrë me politikat kundër-korruptive, prandaj edhe është pak e pritshme që Kosova të marrë rekomandim pozitiv për vizat.”Kjo klase politike, PAN, është e zhytur në korrupsion prej vitit 2002 dhe prej asaj kohe këta njerëz të PAN-it janë marrë me pasurim pa bazë, përplot dëme i kanë sjellë shtetit me privatizim pronësor partiak, procesi korruptiv me privatizim, kontrolle të pasurive publike nga PAN-i. Të gjithë këta njerëz nga PAN-i duhet nënshtruar fillimisht një hetimi të thellë”, ka vlerësuar ai.”Këta njerëz i kanë bërë dëme të mëdha ekonomisë së tregut, prandaj ka nevojë për Ligjin vetting dhe Ligjin antimafia. Këto dy ligje duhet të nxirren pa asnjë kusht, për arsye se këta njerëz duhet të përgjigjen për pasurimin pa bazë, për punësim partiak, për privatizim po ashtu partiak të pronave publike, duhet të përgjigjen për gjyqësi të kapur, për gjyqtarë e prokurorë partiakë”, shtoi më tej Burjani.”Andaj për këta njerëz gjasat janë zero të trajtohen nga organet e drejtësisë, për shkak se e kanë pushtetin dhe shtetin në dorë, por do të përgjigjen kur të bien nga pushteti”, theksoi Burjani për “Kosova Sot”.

GURAZIU: ME KËTË KLASË POLITIKE, KURRËN E KURRËS NUK DO TË SHKAPET ASNJËHERË SHTETI

Edhe analisti Ragip Guraziu konsideron se është i sigurt që me këtë klasë politike kurrën e kurrës nuk do të shkapet asnjëherë shteti, as nuk të arrijë ta mashtrojë politika dhe drejtësia BE-në me luftën false të korrupsionit e krimit, prandaj edhe ai është optimist i dobët se mund të kemi përgjigje pozitive për vizat nga BE-ja.”Fare pak ka gjasa që kosovarët të mund të lëvizin të lirë në Evropë pa viza deri në fund të vitit 2018, apo edhe me gjatë. E them pasi që kështu edhe në mbledhjen e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian, nuk është rekomanduar heqja e vizave për kosovarët. Kot është duke pritur BE-ja rezultatet në të ashtuquajturën “betejë” të institucioneve të Kosovës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo nuk do realizohet kur po qe se BE-ja nuk merr masa ndryshe, ose vendim në vete për të mirën e qytetarëve, ose qytetarët e Kosovës do të jenë peng i institucioneve tona të vizave”, theksoi ai.”Tanimë është e qartë që pa VETTING nuk do të ketë kurrfarë lufte reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por vetëm orkestrime të rasteve nga politikanët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, që ka arritur t’i mashtrojë serish klasa politike. Politika kriminale i ka mashtruar qytetarët duke iu premtuar se pas demarkacionit menjëherë do të kemi liberalizim vizash, prandaj qytetarët më nuk kanë besim te këto institucione të inkriminuara, nuk duan më tallje që po e bën me qytetarët kjo klase politike e inkriminuar, të cilët njëri pas tjetrit e thoshin se deri në fund të qershorit do të marrin rekomandimin, e realiteti është se sipas të gjitha gjasave as që do të ketë sivjet liberalizim”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot”.

KELMENDI: KA RREZIK QË LIBERALIZIMI TË FITOHET SI KOMPROMIS PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE

Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, është i sigurt që liberalizimi i vizave për Kosovën nuk vjen si rezultat i asnjë fakti të theksuar, sikur që janë përmendur Demarkacioni me Malin e Zi dhe luftimi i krimit e korrupsionit, por ka rrezik që liberalizimi të fitohet si kompromis për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e që në fakt me këtë fillon jo vetëm de-fakto, por edhe de-jure shkatërrimi i shtetit të Kosovës, akoma të pakonsoliduar si duhet.”Nuk është çështja këtu as e ish-demarkacionit me Malin e Zi, si dhe as e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndër fakt, të gjithë e dinë, kanë fakte të bollshme, se krimi dhe korrupsioni vijnë nga partitë politike, udhëheqësit e tyre, si dhe nga pushteti shtetëror i lidhur ngushtë me mafinë ekonomike, e cila i ka kapur tërësisht ekonominë, pronën dhe shtetin. Por, të gjitha këto i di BE-ja. Këtu e ka EULEX-i. Ai i ka përcjellë dhe ka informacione dhe fakte të bollshme mbi krimin e korrupsionin. Dhe, megjithatë tolerohet ky krim politik dhe ekonomik. Kjo jo pse nuk e dinë organet e shtetit, EULEX-i etj., por pse janë bashkëvepruese ndoshta, apo se u konvenon në politikën e tyre ndaj Kosovës”, u shpreh ai.”Në analizat e bëra nuk janë shkaqe të mosliberalizimit asnjë fakt i theksuar zyrtarisht nga BE-ja në Bruksel. Nuk është as demarkacioni dhe as krimi. Të gjithë ata e dinë se koka e krimit janë PDK-ja dhe LDK-ja. Por, ata heshtin. Madje edhe po bashkëpunojnë me forcat e tilla. Jo pse dëshirojnë, por pse i kanë nën kontroll dhe në veprimtarinë e tyre kundruall Ballkanit ka dalë Kosova si mjet i presionit mbi shtetin serb për të ndaluar ndikimin rus dhe armatosjen gjoja të shtetit serb me armët e Rusisë. Dhe, në këtë anë, Kosova po shkatërrohet mu nga këta veprimtarë të dyshimtë dhe njerëz shumë lehtë të shantazhuar nga BE-ja dhe nga forcat e tjera politike të vendosjes në botë”, shpjegoi Kelmendi.”Për të ndalur Serbinë nga ndikimi rus është Kosova. Këtu po bëhen nga BE-ja lëshime të mëdha ndaj shtetit serb. Serbisë po i ofrohet një territor i Kosovës si baraspeshë për të mos lejuar ndikimin rus. Duan të kemi edhe asociacion dhe edhe territore të humbura në caktimin e kufirit me shtetin serb, me kusht që Serbia mos të bjerë nën ombrellën e Moskës. Dhe, për të i realizuar këtë po iu shërben Thaçi dhe thaçët e tjerë në Kosovë, të cilët të kapur nga veprimtaritë e dëmshme janë në gjendje të bëjnë lëshime të mëdha. Për këtë shkak nuk kemi liberalizim të vizave”, ka theksuar ai për “Kosova Sot”. G

Qytetarët nuk presin dhurata nga BE-ja

Pesimistë dhe të bindur se nuk do të ketë rekomandim pozitiv për vizat janë edhe qytetarët e anketuar nga gazeta. Ndonëse mbizotëron pritja negative nga rekomandimi i BE-së, befasia edhe sipas qytetarëve mund të ndodhë vetëm duke shpërblyer qytetarin e ndershëm të Kosovës, sepse qytetarët kosovarë, për dallim nga politikanët e papërgjegjshëm, po dëshmohen si qytetarë të vyeshëm dhe madje shumë të edukuar e punëtorë, kudo që po u jepet rasti të lëvizin dhe angazhohen nëpër vendet e ndryshme të Evropës. I riu Andrin Aliu e pret me shumë mosbesim një vendim eventual pozitiv për heqjen e vizave kosovarëve, sepse, sipas tij, është kushti më serioz, luftimi i krimit dhe korrupsionit, që nuk po realizohet nga institucionet e shtetit të Kosovës. “Përderisa nuk plotësohet kriteri i fundit, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk besoj që do të hiqen vizat. Pra, është ky kriteri i fundit, i cili besoj që ka për ta vonuar akoma më shumë heqjen e vizave për kosovarët, kështu që unë nuk besoj që është plotësuar akoma ky kriteri i fundit për liberalizim. Unë nuk u besoj deklaratave të udhëheqësve të institucioneve që po e deklarojnë të kundërtën, këta vazhdimisht po thonë se i kemi kryer detyrat, por unë besoj që gjatë kësaj jave do të jepet një rekomandimi, por që nuk besoj se do të jetë rekomandim që vizat të hiqen gjatë këtij viti”, theksoi ai.”Tani, kur vitin tjetër janë zgjedhjet edhe për Parlamentin Evropian, po besoj dhe dyshoj që edhe për një kohë më të gjatë ky proces ka për t’u vonuar”, tha Andrin Aliu për “Kosova Sot”. Qytetari Besim Halitaj thotë se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve për liberalizimin e vizave, me përjashtim të luftës kundër krimit e korrupsionit, një betejë që duhet të vazhdojë akoma dhe të dëshmohet me veprime konkrete. Sidoqoftë ai shton se cilado përgjigje që të jetë, do të jetë një vendim politik, por është optimist që për respekt të qytetarëve të Kosovës, që janë më të përgjegjshëm se kasta politike, do të ndodhë një shpërblim nga BE-ja, duke befasuar me rekomandimin pozitiv.”Në bazë të kritereve, presim mendim pozitiv, por nëse shkohet në baza politike, atëherë nuk presim mendim dhe rekomandim pozitiv, mund të ketë shtyrje pa ndonjë arsyetim të theksuar, sepse akoma zyrtarisht nuk dihet vendimi deri nesër, por në bazë të kritereve, të cilat janë plotësuar deri më tani, ne presim një vendim pozitiv. Në të kundërtën, nëse ndodh një vendim politik, do të jetë një diskriminim i madh që do t’u bëhet Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, nëse komisioni vendos ta zgjatë këtë vendim edhe për një tremujor për matjen e performancës dhe vlerësimin e luftës kundër korrupsionit”, u shpreh ai.”Unë mendoj këtu që liberalizimi i vizave duhet të ndodhë më shumë për hir të qytetarëve të Kosovës sesa të politikës, edhe pse politika vazhdimisht po shpreh gatishmëri që të luftohet korrupsioni, po deri më tash nuk ka pasur edhe shumë veprime konkrete në luftimin e këtij fenomeni, prandaj mendoj që më shumë duhet të ndodhë për hir të qytetarëve një vlerësim dhe rekomandim pozitiv”, theksoi Besim Halitaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.