UBT

Pushteti lokal investon në çdo vendbanim të komunës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është asfaltuar sot fusha e sprotit në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit e cila ka qenë mëse e nevojshme, sidomos për të rinjët pasi që janë të pasionuar pas futbollit dhe basketbollit. Ky projekt kishte filluar në vitin 2012 mirëpo sot ëndrra e djelmoshave është bërë realitet të asfaltohet fusha e sporit dhe në këtë mnyrë të kenë kushte më të favorshme për lojërat sportive.

Në fillimin e asfaltimit të kësaj fushe sportive prezent ishte vet kryetari i komunës së Bujanocit dr. Nagip Arifi ku sipas këtij të fundit është shumë i kënaqur me finalizimin e këtij projekti mëse të nevojshëm vlera e të cilit është 2.800.000 dinarë dhe finansohet nga buxheti komunal i Bujanocit.

Mobi Casa

Lojërat sportive janë zhvilluar deri sot nga sportdashësit në rërë dhe kjo gjë iu ka penguar shumë herë mirëpo të rinjët e fshatit Lluçan sot janë të gëzuar që po asfaltohet fusha sportit. Edhe arsimtari i edukatës fizike Rabit Veseli nga fshati Lluçan tha se, ky projekt është i mirëseardhur për të gjithë, është project i shumëpritur sidomos për të rinjët e fshatit.

Asfaltimi i fushtës sportive do të përfundoj gjatë ditës së sotme dhe që nga dita e nesërme të rinjët e fshatit Lluçan do ti gëzohen këtij projekti ku do të kenë mundësi të zhvillojnë lojërat sportive pa asnjë pengesë./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.