Fundamenti

Pushteti lobon për mafio – oligarkët, shkel biznesin e ndershëm

/ 7 minuta lexim
HW

Republika e kapur u krijon shanse vetëm atyre që kanë mbështetje politike

Tashmë opinion i gjerë në vendin tonë është në dijeni se veç Qeverisë së Kosovës, një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit, si edhe shumë kryetarë të komunave të vendit, janë bërë përkrahës të mëdhenj dhe lobistë të grupeve të mafio-oligarkëve të biznesit. Si rrjedhojë as Qeveria, por as edhe Kuvendi i Kosovës nuk po arrijnë që të mbrojnë interesat e biznesit të ndershëm, por vetëm të bizneseve të inkriminuar që ua ‘lagin fytin’ qeveritarëve, deputetëve dhe kryetareve të komunave të inkriminuara. Ndaj analistët e ekonomisë dhe specialistët e kësaj fushe me të drejtë e shtrojnë në debat çështjen se si po vazhdojnë të përfitojnë mafio-oligarkët në këtë mjegullnajë politike, ku biznesi partiak dhe i ai i nëntokës kriminale po vazhdon me të madhe me emërimet politike në bordet e kompanive publike, si “Trepça” dhe PTK-ja, për të vazhduar tenderët e inkriminimin e thellë në krim të organizuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në të tria shtyllat e shtetit. Njohësit e rrethanave ekonomike vlerësojnë se përderisa Qeveria, Kuvendi, si dhe kryetarët e komunave do të vazhdojnë që të punojnë vetëm për interesa të mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, nuk ka asnjë shans që të ketë ndonjëherë një zhvillim ekonomik, si edhe hapjen e vendeve të reja të punës, e as mirëqenies sociale për qytetarët kosovarë, por do të ketë vetëm zhvatje, korrupsion galopant dhe krim të organizuar në rritje

Favoret e paligjshme

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, tha për “Kosova Sot” se në ekonominë e tregut nuk lejohet ndërhyrja e shtetit apo thënë më ndryshe nuk lejohet ndërhyrja e politikanëve për t’i bërë favore një biznesi apo tjetri, apo grupacioni.”Pra, në ekonominë e shteteve që kanë një demokraci solide biznesmeni është i lirë të investojë dhe të mos pengohet nga askush lidhur me veprimtarinë e tija, por përkundrazi duhet që të mbështetet dhe të përkrahet në hapat e tij”, u shpreh ai.”Realiteti te ne, në Kosovë, nuk është i tillë, sepse ka shumë biznese që janë të përkëdhelura, qoftë nga ana e Qeverisë, Kuvendit, ministrive, kryetarëve të komunave dhe të njerëzve të fortë dhe e dominojnë tregun në vend, që është në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut dhe parimet e Bashkimit Evropian”, vlerësoi Beqiri.”Njëri nga kushtet e integrimit evropian është edhe sundimi i ligjit dhe krijimi i kushteve të favorshme për të bërë biznes, kjo pasi siç dihet Kosova ende qëndron larg në Raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, ndonëse ka ecur me hapa të sigurt, por ende qëndron në mesin e vendeve që kanë vështirësi të të bërit biznes”, vijoi më tutje ai.”Jemi mbrapa me kohë dhe Kosova duhet që të tërhiqet nga kjo praktikë dominuese e njerëzve të fortë”, theksoi Beqiri.

“As qeveria, e as deputetët, si dhe kryetarët e komunave dhe si rrjedhojë as Qeveria e as Kuvendi, nuk po duan që të mbrojnë interesat e biznesit të ndershëm, por vetëm po lobojnë ndaj të inkriminuarve që po ua ‘lagin fytin’ qeveritarëve, deputetëve dhe kryetarëve të komunave të inkriminuar”, theksoi Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Hidromorava

Sistemi korruptiv ngulfat sipërmarrjen e lirë

Analisti Mustafë Kadriaj tha për “Kosova Sot” se ky korrupsion në të gjitha nivelet po e rëndon çdo ditë e më shumë ekonominë e lirë, sepse është bërë sistem që po i ngulfatë çdo ditë bizneset kosovare, të cilat përveç konkurrencës informale njëherësh çdo ditë përballen me njerëzit e pushtetit që për çdo shërbim duhet të duhet t’iu japin mitë zyrtarëve shtetërorë në të gjitha nivelet si atë qendror dhe lokal.”Kjo praktikë e të bërit biznes më së paku ka elemente të ekonomisë së tregut, sepse për të qëndruar në treg duhet me dhënë mitë për çdo shërbim ose duhet të sponsorizon partitë politike që t’i kesh duart e lira të veprosh si biznes apo të nënshkruash ndonjë kontratë për ndonjë tender”, potencoi ai. Analisti Kadriaj thotë se sot kemi biznese në shërbim të qeveritarëve ose të vet qeveritarëve dhe të njerëzve të politikës, por bizneset e pavarur heqin të zitë e ullirit.”Këtu je konkurrent vetëm nëse je me pushtetin përndryshe do të përballesh me barriera në çdo hap nga njerëzit e pushtetit. Aq shumë është përhapur sindromi i korrupsionit saqë tanimë është bërë epidemi vdekjeprurëse për bizneset që në të gjitha nivelet qeverisëse, por edhe legjislativi, po e vjelin biznesin e ndershëm”, u shpreh Kadriaj.

Kompanitë publike në dorën e rrjeteve mafioze

Ekonomisti Dardan Grapci tha për “Kosova Sot” se me gjithë dëshirën që qeveria, deputetët dhe kryetaret e komunave t’i mbrojnë interesat e bizneseve të ndershme, kjo nuk po ndodh ngase jemi në dijeni se vetë këta qeveritarë, deputetë dhe kryetarë të komunave janë të inkriminuar në krim deri në fyt. “Mafio-oligarkët në mënyrë indirekte janë duke përfituar shumë benefite nga këta politikanë dhe kryetarë të komunave, duke bërë biznese dhe duke marrë tenderë pa aplikuar fare, prandaj partitë politike që janë në pushtet, pa marrë parasysh se a janë ato në pozitë apo në opozitë, ato në emër të partisë po i nënshtrohen nëntokës kriminale, duke e bllokuar çdo proces që është në favor të qytetarëve dhe bizneseve të ndershme”, u shpreh ai. Ekonomisti Grapci thotë se kompanitë publike, siç janë “Trepça” dhe PTK-ja, kanë rënë në grackë të këtyre mafio-politikanëve, të cilët sot janë në pushtet dhe të cilët e kanë dhënë betimin kinse kanë hyrë në pushtet për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve, por në fakt ata po e keqpërdorin postin e tyre për përfitimet e tyre personale, duke u dhënë hapësirë mafiooligarkëve që ta kontrollojnë tregun në Kosovë. Ndërsa analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot” tha se në këtë mjegullnajë politike po vazhdojnë të përfitojnë më së shumti mafio-oligarkët e biznesit ekonomik, ku biznesi partiak dhe ai i nëntokës kriminale po vazhdon me të madhe me emërimet politike në bordet e kompanive publike, si “Trepça” dhe PTK-ja.”Veç saj, këto klane mafiozësh po vazhdojnë me tenderët e inkriminim të thellë në krim të organizuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në të tria shtyllat e shtetit”, theksoi ai.”Në këto kohë, madje as qeveria, e as deputetët, si dhe kryetarët e komunave dhe si rrjedhojë as Qeveria e as Kuvendi nuk po duan që të mbrojnë interesat e biznesit të ndershëm, por vetëm po lobojnë ndaj të inkriminuarve që po ua ‘lagin fytin’ qeveritarëve, deputetëve dhe kryetarëve të komunave të inkriminuar”, theksoi Guraziu. Sipas tij, këta po vazhdojnë të përfitojnë së bashku me mafio-oligarkët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.