Pushteti i pret efektet e amnistisë edhe në Serbi

Nuk e fsheh entuziazmin se po i përmbush kërkesat e Qeverisë karshi Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci një ditë pas votimit të Ligjit për Amnisti, vazhdon të deklarojë se të gjithë ata 90 deputetë kanë vepruar drejt kur kanë dhënë votën për.
Bile tash Grabovci ka thënë se nga ky vendim i Kuvendit do të përfitojnë edhe shqiptarët jashtë kufijve të vendit, përkatësisht ata të Luginës së Preshevës.
Kjo sipas tij nuk është thënë asnjëherë publikisht për shkak se siç ka thënë ai, kryeministri nuk ka dashur të bëjë fushatë për vete.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve me Daçiqin edhe Prishtina ka bërë presion ndaj Beogradit duke kërkuar që të kujdeset më shumë për jetën e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (Tribuna).