UBT

Pushteti i oligarkëve po e shtrenjton sërish rrymën

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se si do të veprojnë ata lidhur me paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të çmimit të energjisë elektrike, në rast se institucionet e vendit nuk gjejnë zgjidhje se si të mbulohen kostot e furnizimit me energji në pjesën veriore.

Rregullatori në funksion të kompanisë, shkel konsumatorët

“Brenda ZRRE-së ka individë që kanë interesa personale, por konsumatori kosovar nuk do të lejojë të shkelet sërish, sepse ishin të mëdha nga 8 milionë euro që u janë vjedhur çdo vit, ngase vendime të tilla janë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, por edhe me të drejtën e konsumatorit, kjo edhe është vërtetuar nga Gjykata dhe nga Avokati i Popullit”, vlerësoi eksperti Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se si do të veprojnë ata lidhur me paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të çmimit të energjisë elektrike, në rast se institucionet e vendit nuk gjejnë zgjidhje se si të mbulohen kostot e furnizimit me energji në pjesën veriore.

Njohësit e kësaj fushe dhe analistët janë të mendimit se nuk ka asnjë logjikë që shumica shqiptare të paguajë energjinë elektrike të shpenzuar nga një grup, i cili as që e njeh Republikën e Kosovës. Sipas ekspertëve, vendimet e ZRRE-së konsiderohen se janë të kundërligjshme, e madje dhe në kundërshtim me Kushtetutën vendit. Që nga vitit 2011 qytetarët e Kosovës kanë paguar energji elektrike për pjesën veriore në shumë prej 53 milionë euro. Sipas vlerësimeve, shuma që qytetarët e Kosovës paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar në veri është 8 milionë euro në vit. Me gjithë pyetjet e dërguara dhe përpjekjet e gazetës që të marrë opinionin e tyre se çfarë thonë për këtë çështje Qeveria e Kosovës, MZHE-ja, ZRRE-ja dhe KEDS-i, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën.

Zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj-Bajrami ka thënë se janë duke i shqyrtuar kërkesat për tarifa të reja. Më 15 mars 2018, ZRRE-ja ka iniciuar Procesin e Shqyrtimit të dytë Periodik Rregullativ, derisa qëllimi i shqyrtimeve periodike është që t’u ofrohen operatorëve mundësi për të përmirësuar efikasitetin e menaxhimit të aseteve

Paralajmërimi skandaloz

Uji Dea

Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri tha për “Kosova Sot”, se paralajmërimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga ana e ZRRE-së është skandaloz. Sipas tij, qëllimi i vetëm i ZRREsë është ta mbrojë interesin e konsumatorit, por ajo po e bën të kundërtën. “Brenda ZRRE-së ka individë që kanë interesa personale, por konsumatori kosovar nuk do të lejojë të shkelet sërish, sepse ishin të mëdha nga 8 milion euro që u janë vjedhur çdo vit, ngase vendime të tilla janë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, por edhe me të drejtën e konsumatorit, kjo edhe është vërtetuar edhe nga Gjykata, edhe nga Avokati i Popullit”, vlerësoi ai. Sipas Beqirit, kjo nuk ndodh askund në botë, sepse askush nuk e ka të drejtë që dikujt t’i marrë djersën dhe mundin e tij. “Qytetarët duhet të ngritin padi individuale për vjedhje,por edhe për mosrespektim të dinjitetit njerëzor, kurse veç saj duhet që të kërkojnë dëmshpërblim etj.”, potencoi ai. “Qytetarit të Republikës nuk i intereson ajo se si do t’i inkasojë KEDS-i paratë”, vijoi më tutje Beqiri.

Serbët ngrohin stallat, shqiptarët paguajnë për ta

Afaristi Ramadan Maloku tha për “Kosova Sot”, se nuk ka asnjë logjikë që popullata shumicë në këtë rast shqiptarët duhet që të paguajnë energjinë elektrike të shpenzuar nga një grup që në këtë rast janë serbët, të cilët madje as që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të tyre. “Si qytetar i këtij vendi me të drejtë pyes institucionet shtetërore tona se deri kur do të diskriminohemi si qytetarë shqiptarë që jemi shumicë dhe të njëjtët do të ngarkohen që të paguajnë shpenzimet e rrymës të pjesës veriore që e harxhojnë serbët, të cilët madje edhe stallat e bagëtive po i ngrohin me energji elektrike”, theksoi ai. Ndërsa eksperti i ekonomisë, Florim Rudhani tha për “Kosova Sot”, se nuk ka asnjë dyshim se vendimet e ZRRE-së konsiderohen se janë të kundërligjshme e madje dhe në kundërshtim me Kushtetutën vendit . “Që nga vitit 2011, qytetarët e Kosovës kanë paguar energji elektrike për pjesën veriore në shumë prej 53 milionë euro. Kurse, sipas vlerësimeve, shuma që qytetarët e Kosovës paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar në veri është 8 milionë euro në vit”, u shpreh ai. Analisti Rudhani e shtron pyetjen se përse qeveria, ZRRE-ja dhe KEDS-i nuk i inkasojnë paratë direkt nga konsumatorët serbë në veri të Kosovës?!

Kompensim i dëmit, mbi kurrizin e konsumatorit

Analisti Mustafë Kadriaj tha për “Kosova Sot”, se duke u bazuar në deklaratat e kryeministrit aktual, është për të ardhur keq se si ai sillet në formë këshilluese karshi ZRRE-së dhe KEDS-i. “Është e pakuptueshme të paguash për diçka që nuk e ke shpenzuar, pra qytetari ka paguar shumë më shtrenjtë, sepse qytetarët në veri nuk po e njohin shtetin e mos të flasim për kryerjen e obligimeve ndaj faturave te energjisë elektrike”, vlerësoi ai. Sipas tij, ZRRE-ja më shumë ka mbrojtur interesin e kompanisë në fjalë sesa interesin e qytetarit të Kosovës. Ndërsa Selatin Kaçaniku (“Konsumatori”), për gazetën”Kosova Sot”, tha se institucionet ndërkombëtare duhet të sigurojnë qasje, qarkullim të lirë, veprim biznesi e mbrojtje të tregut e të qytetarit konsumator taksapagues në anën veriore të Kosovës. “Edhe institucionet vendore, Kuvendi e Qeveria e Kosovës dhe ministritë e mekanizmat, duhet të kthjellen e ta bëjnë punën për të cilën e kanë marrë votën tonë demokratike e paranë publike. Në veçanti, politikanët, të cilët pretendojnë se janë të aftë e kompetitivë, duhet edhe ta dëshmojnë atë: Mos t’i mbulojnë paaftësitë, as dëmet nga xhepi i qytetarit konsumator taksapagues, për të cilin nuk angazhohen fare”, potencoi ai. Sipas Kaçanikut, institucionet heshtën ani pse vite me radhë Organizata KONSUMATORI sinjalizonte për veprimet e paligjshme të ZRRE-së, e cila prapa kishte institucionet Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës bashkë me MZH-në, MTI-në.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.