ARKATANA

Pushteti i LVV, Gjilanin e mori në qafë, Qeveria stopoi dhe nuk ndau asnjë cent për hapësirat e gjelbërta dhe vazhdimin e sheshit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga LVV me ardhjen në pushtet e ka goditur keq qytetin e Gjilanit. Njëri nga projektet më të pritura për vazhdim të punimeve është ndërprerë sepse hapësirat gjelbëruese dhe ndriçimi nuk janë vazhduar dhe si rezultat kanë mbetur pa u finalizuar ndriçimi dhe ulëset nga furra “Aroma” deri tek qendra e modës “Menakon” gati gjysmë kilometri. Qytetarët akuzojnë qeverisjen qendrore për këtë krim të pashembullt.

Është quajtur si projekt personal i Hashim Thaçit rregullimi i lumit “Mirusha”. Ashtu edhe ka ndodhur sepse pjesa më e madhe e punimeve janë kryer në kohën e tij dhe të Qemajl Mustafës.

Ka vazhduar pastaj me Lutfi Hazirin dhe sheshi kishte marrë formën moderne, ndërsa me ardhjen në pushtet të LVV hapësirat gjelbëruese te Projekti krijimi i hapësirave të gjelbërta në Gjilan, i ka ndërprerë punimet për arsye se për të njëjtin projekt nuk janë ndarë fondet nga niveli qendror i Qeverisë së Kosovës dhe projekti i shumë pritur nga qytetarët e Gjilanit ka mbetur në gjysmë, njëra pjesë është finalizuar deri tek furra “Aroma” kurse kanë mbetur pa u finalizuar vetëm ndriçimi dhe ulëset, kurse pjesa e dytë ka mbetur pa u finalizuar ku vazhdon nga furra “Aroma” e deri tek qendra e modës “Menakon” me një gjatësi rreth një kilometri.

Qytetarët dhe ata që e frekuentojnë këtë pjesë kanë vërejtje të mëdha pse nuk është vazhduar ky projekt.

Mazllumi qytetar gjilanas thotë se ai vend e mori formën e një shëtitjeje kreative, por nuk vazhduan punimet tutje.

”Këta të LVV e kanë gabim nëse mendojnë me dënue qytetarin në forma të tilla. Është turp nëse vërtet Qeveria qëllimisht i ndërpret punimet. Unë vet jam në VV, por këtë rrugë të tyre nuk e përkrahi sepse ka mbetur keq pjesa tjetër që ende nuk po përfundon” shton Mazllumi.

Eco Higjiena

Sevdaili një qytetar tjetër thotë se projekti i lumit “Mirusha”, është projekti më madhor i nisur ndonjëherë.

”Unë e di që Hashim Thaçi e ka nisur këtë projekt dhe ka deklaruar hapur se ai është projekt i tij personal. E kam dëgjuar me veshtë e mi dhe tani këta të LVV kinse për inati po i stopojmë punët. Ky është krim sepse prokuroria duhet të hetojë edhe ata që abuzojnë me mungesën e njohurive dhe stopimin e projekteve të mëdha për Gjilanin” tha Sevdaili.

Burhani mendon se po të ishte i ndriçuar sheshi deri në fund dhe po të kishte edhe ulëse sigurisht do të largoheshin edhe qentë endacak dhe narkomanët që jemi në hall prej tyre.

”Unë e kam shtëpinë afër stadiumit dhe ne e shohim gazepin me lloj – lloj individi që sillen aty afër duke marrë drogë e duke shitur atë. Vërtet aty ka skena të rënda dhe komuna duhet t`i ketë parasysh këto situata” shprehet Burhani.

Zyrtarët e Gjilanit asnjëri prej tyre nuk kanë dashur të komentojnë me arsyetimin se është projekt që ka lidhje me qendrën dhe jo me pushtetin komunal, meqë kjo e fundit nuk ka buxhet për një projekt të tillë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.