Fundamenti

Pushteti e zë lepurin me karrocë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sevdail Hyseni – Seanca e fundit e Kuvendit Komunal, të Bujanocit, është një tregues i qartë se pushteti e ka dorën e gjatë dhe nuk lejon manipulime në emrin e tij.

Vendimi i ndryshimeve statutare të miratuara nga këshilltarët komunalë, në lidhje me dhënien e pëlqimit të integrimit të Ndërmarrjes Publike “Direkcioni” në Ndërmarrjen Publike “Komunalia”, është një hap konkret drejt funksionimit të mirë të qeverisjes lokale.

Këto reforma aspak nuk janë të dëmshme e as të rrezikshme se si i paraqesin “partizanët” e vegjël të opozitës!

Administrata komunale e Bujanocit, nga këto reforma, në të ardhmen, do të ketë nëntë nga shtatë departamente sa kishte dikur.

Por, ndryshimet që erdhën me zgjedhjet e fundit, opozita po i merr me zarar. Ajo, si duket akoma nuk po pajtohet me humbjen e pushtetit. Herët ka filluar ta humbas rrugën në oborr.

UBT

Të gjithë ata, të cilët gjatë mandatit të kaluar, keqpërdorën pozitat pushtetare në emër të nepotizmit dhe klaneve partiake, e të cilët edhe pas humbjes së pushtetit provuan të krijojnë “enklava” brenda ndërmarrjeve publike, do të përballen me një “stuhi”, nga e cila zor se do të munden të thyejnë “trak”, në stilin e dhelprës së kuqrremët!

Të parët tanë na kanë lënë një fjalë të urtë shumë të qëlluar: “Pushteti e zë lepurin me karrocë!”, sidomos gjatë sezonit të dimrit, kur rrugët tona me kthesa e smeqe, nuk lejojnë fizkultura akrobatike.

Me avash – avash, qeverisja lokale, po merr drejtimin e duhur edhe në Preshevë, duke sjell risi në udhëheqje dhe vendimmarrje.

Jemi në muajin dhjetor, i cili po i afrohet fundvitit, ndërrimit të motmotit, kur Babadimri, si zakonisht, do të shpërndaj dhurata e kartolina urimi, e , mjerisht, disa nga opozitarët nuk do t’i gëzojnë peshqeshet e dikurshme pushtetare, veç ndonjë zarfi të kaltër ose të bardhë në shenjë dhurate nga sistemet e drejtësisë!
Kështu e ka politika: “Me rripa – rripa…….. !”/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.