Fundamenti

Pushtetet ndërrohen, por jo edhe qasja për të zgjidhur problemet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ka më shumë se një vit këta gur dhe ky dhe janë shembur në rrugën Pograxhë- Stublinë – Dobrosin. As Ministria e Transporteve e as Komuna e Gjilanit asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje për ta larguar këtë pengesë serioze e cila po shkakton telashe për vozitësit dhe këmbësorët.

Shembja e një pjese të dheut në rrugën Pograxhë – Stublinë – Dobrosin edhe pse ka ndodhur para më shumë se një viti, nuk ka shqetësuar asnjëherë pushtetarët, as ata komunal e as ata qendror.

Ndonëse kjo rrugë frekuentohet shumë dhe rreziku është i madh, autoritetet komunale nuk e kanë parë të udhës asnjëherë ta largojnë këtë pengesë serioze nga rruga.

Banorët e Stublinës por edhe ata të Dobrosinit janë të brengosur me faktin se as pas një viti këta gur të shembur nuk janë larguar.

FIDANISHTJA

Zymer Osmani banor nga Stublina thotë se shembja e dheut dhe gurëve rrezikon edhe vozitësit edhe kalimtarët. “Me pak mjete kjo rrugë do të ishte mirëmbajtur si duhet. Janë dhënë mbi 1 milion euro dhe të mbetet në mëshirën e askujt vërtet është e patolerueshme” shprehet Osmani.

Edhe banorët e Dobrosinit të cilët frekuentojnë këtë rrugë shprehen të habitur me neglizhencën e institucioneve komunale dhe atyre qendrore karshi kësaj rruge.

Arsimi banor nga Dobrosini tha se rreziku që paraqesin këta gur të shembur është i madh.”Shumë vetura devijojnë rrugën për shkak të pengesës në rrugë dhe për pasojë po shkaktohen aksidente” shprehet ai.

Zyrtarët komunal të Gjilanit thonë se mirëmbajtja e rrugës Pograxhë – Dobrosin është përgjegjësi e Ministrisë së Transporteve , derisa përgjegjësit e Ministrisë së Transporteve kanë thënë më herët për rajonipress se përgjegjës për këtë rrugë është Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.