UBT

Pushtetarëve u konvenon izolimi total i qytetarëve

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kosova mbetet e mbyllur shkaku i mosluftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Berisha: Kjo Qeveri e ka sjellë Kosovën drejt falimentimit si shtet

“Përshpejtimi i Gjykatës Speciale, pastaj fillimi i arrestimeve të para, vetvetiu do të dëshmonte se bashkësia ndërkombëtare është e interesuar të luftojë krimin e organizuar dhe çfarëdo lloj krimi që do ta rrezikonte Kosovën. Askush s’mund ta kërcënojë BE-në e as bashkësinë ndërkombëtare me deklarata”, shprehet avokati Tomë Gashi.

Shteti më i ri në Evropë vazhdon të jetë akoma vendi më i mbyllur dhe më i izoluar në Evropë për sa i përket lëvizjes së lirë jashtë kufijve. Pasaporta që posedojnë qytetarët e Kosovës thuajse është e pavlerë, sepse në pak vende mund të udhëtosh pa viza. Në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës jo vetëm se ka dështuar që t’i përmbushë kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga BE-ja për procesin e liberalizimit të vizave, por çdoherë është duke stagnuar dhe kthyer prapa shtetin e ri. Kjo po bëhet shkaku i krimit të organizuar dhe korrupsionit, e madje s’është bërë asnjë hap për ta përmirësuar apo ndryshuar gjendjen seriozisht. Nga ana tjetër, edhe deklaratat e zyrtarëve institucionalë se nuk pranojnë kritere të tjera që “kërcënojnë” BE-në mund ta rrezikojnë akoma edhe më shumë këtë proces.

Uji Dea

A ka ardhur koha që të demaskohen dhe të japin përgjegjësi të gjithë autorët e bartësit e kriminalizimit të Parlamentit, Qeverisë dhe Administratës Shtetërore, e po ashtu edhe të kriminalizimit të drejtësisë kosovare, për dëmet që po u bëhen shtetit dhe qytetarëve, duke mbetur të vetmit në Ballkan që nuk mund të udhëtojnë pa viza? Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo Qeveri me veprimet e saja, që janë të lidhura ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, nuk mund ta dërgojë Kosovën drejt liberalizimit të vizave, pasi në vend që t’i luftojë këto dukuri Qeveria është ngulfatur në to “Krekosja përpara BE-së se qytetarët e Kosovës po e pësojnë shkaku i mosgatishmërisë së BE-së është treguesi më i mirë për arrogancën që ekziston në këtë Qeveri karshi qytetarëve të vet, por edhe vetë BE-së’, thotë Isufi

Gashi: Atyre që akuzohen nga Specialja u intereson që populli të jetë hermetikisht i mbyllur

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Kosova Sot” se Qeveria, e posaçërisht ata që potencialisht do të akuzohen në Gjykatën Speciale, u intereson që populli i Kosovës të mbetet hermetikisht i mbyllur, që është edhe shteti i vetëm që nuk mund të lëvizë lirshëm në BE./kosova sot/