FIDANISHTJA

Pushtetarëve të rinj po u skadon afati i deklarimit të pasurisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shumica e zyrtarëve të rinj qeveritar i kanë edhe dy ditë afat për të deklaruar pasurin e tyre në Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsionit. Shefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni ka thënë se, të gjitha ata që nuk e deklarojnë pasurinë e tyre në afat prej 30 ditësh, emrat e tyre do të publikohen dhe më pas do të merret prokuroria me ta.

“Që kur është formuar Qeveria e Kosovës me 9 dhjetor, ne i kemi paralajmëruar zyrtaret e rij se duhet ta bëjnë deklarimin e pasurisë dhe si rezultat ne jemi duke pranuar në baza ditore disa prej formularëve të deklarimit të pasurisë. Ka prej atyre që duhet ta deklarojnë por që nuk e kanë bërë ende këtë gjë”.

Sipas Pretenit të gjithë ata zyrtarë që e shkelin afatin kohor prej 30 ditësh, emrat e tyre do të publikohen dhe do të përcillen në prokurori.

Uji Dea

“Ashtu siç kemi bërë edhe më herët, të gjithë ata zyrtar që e shkelin afatin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda 30 ditëve prej momentit që emërohet në detyrën zyrtarë, në do ti publikojmë emrat e tyre”, ka thënë Preteni.

Ndërsa për zyrtarët e lartë publik të cilët kanë përfunduar mandatin apo nuk janë në pozita deklaruese, me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë janë të obliguar po ashtu të deklarojnë pasurinë brenda afatit 30 ditor pas mbarimit të mandatit.

“Për zyrtarët të cilët e kanë përfunduar mandatin dhe nuk e deklarojnë pasurinë e tyre do t’i publikojmë emrat e tyre në fillim të muajit shkurt, por edhe të zyrtarëve të rinj të cilët e shkelin këtë afat”, ka thënë Preteni./Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.