Hidromorava

Pushtetarët si sheikët, Kosova vatër e korrupsionit politik

/ 14 minuta lexim

Sipas analistëve, vetëm edhe në Kosovë ndodh që pushtetarët e niveleve të larta, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, të kenë krijuar pasuri të pafund, brenda dhe jashtë vendit e deri në Dubai, në Zvicër, në Shqipëri e në parajsa fiskale, ndërkaq, prokurorët mbyllin sytë dhe nuk denjojnë as të hetojnë krimet e përditshme të pushtetarëve të niveleve të larta në Kosovë.

Zeqa; Numri më i madh i pushtetarëve të pasluftës kanë ardhur në pushtet të varfër, duke vjedhur e duke plaçkitur janë pasuruar në mënyrë të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër

“Krejt ajo që shohim në dy dekadat e fundit, vetëm në Kosovën “evropiane” dhe në Venezuelën latino-amerikane, dëshmohet se mund ta marrësh pushtetin pa asnjë cent në xhep, të bëhesh brenda natës milioner i shumëfishtë dhe përmes mbjelljes së korrupsionit galopant, kapjes së shtetit dhe kriminalizimit të çdo poreje të jetës në vend, të mos e lëshosh më pushtetin për 20 vjet me radhë.

Kështu që vetëm në Kosovë pushtetarët e të dyja niveleve, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, kanë krijuar pasuri aq marramendëse e të pafund, saqë paratë e tyre, përveç në Kosovë, janë deponuar edhe jashtë vendit e deri në Dubai, në Zvicër, në Shqipëri e në parajsat më të largëta fiskale, si në Panama, apo dhe ishuj të përhumbur anembanë botës, ndërkaq prokurorët, për shkak të ‘jaranisë’ me ta, mbyllin sytë dhe nuk denjojnë as të hetojnë krimet e përditshme të pushtetarëve të niveleve më të larta në vend”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Duke parë qeverisjen e mbrapsht për këto dy dekada, akademik Rexhep Qosja ka vlerësuar se kjo mënyrë e funksionimit të shtetit vjen si pasojë e qeverisjes autokratike, sepse edhe institucionet e këtij shteti, në pjesën më të madhe të kohës, janë autokratike të shtetit partiak! Akademik Rexhep Qosja ka thënë se njerëzit që janë në pushtet dikur kanë qenë të varfër, por pushteti i ka pasuruar ata.“Duhet të thuhet me keqardhje se numri më i madh i këtyre që janë në pushtet sot, kanë marrë pushtetin, që kanë fituar pushtetin edhe në zgjedhje kanë ardhur në pushtet si të varfër. Sot janë njerëz të cilët, duke qenë në pozita politike, janë pasuruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe, të gjithë ata, sidomos ata të rendit të parë dhe të rendit të dytë, e përdorin pushtetin për nevojat e veta”, citohet të ketë thënë akademik Qosja.

Me këtë konstatim pajtohen edhe analistët politikë dhe qytetarët, sipas të cilëve vetëm në Kosove ose në Venezuele arrihet që të marrësh pushtetin pa asnjë euro në xhep, dhe të bëhesh milioner i shumëfishtë, edhe atë duke mos e lëshuar pushtetin për afro dy dekada!

Sipas analistëve, vetëm edhe në Kosovë ndodh që pushtetarët e niveleve të larta, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, të kenë krijuar pasuri të pafund, brenda dhe jashtë vendit e deri në Dubai, në Zvicër, në Shqipëri e në parajsa fiskale, ndërkaq, prokurorët mbyllin sytë dhe nuk denjojnë as të hetojnë krimet e përditshme të pushtetarëve të niveleve të larta në Kosovë.

Qarri: Kastë kriminale politike

Analisti politik Gani Qarri mendon se këtë kastë politike duhet kontrolluar ashpër për mënyrën e qeverisjes dhe të pasurimit kriminal nga një agjenci e fuqishme amerikane- tipit të FBI-së. “Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk formojnë sa më parë një Zyrë Ndërkombëtare të Hetimit me gjyqtarë e prokurorë amerikanë dhe evropianë, oligarkët dhe krerët e mafisë politike vendore, përfundimisht kanë vendosur që pas vjedhjes, grabitjes dhe përvetësimit të çdo gjëje, ta shesin, ta copëtojnë dhe ta shuajnë tërësisht edhe vetë shtetin e brishtë të Kosovës”, theksoi ai. Sipas Qarrit, fatkeqësisht, edhe në shtetin e Kosovës, për dy dekada me radhë, u dëshmua se vetëm këtu, në Kosovën “evropiane” dhe në Venezuelën latino-amerikane, mund ta marrësh pushtetin pa asnjë euro në xhep, të bëhesh brenda natës multi-milioner dhe përmes mbjelljes së korrupsionit galopant, kapjes së shtetit dhe kriminalizimit të çdo poreje të jetës në vend, të mos e lëshosh më pushtetin për 20 vjet me radhë.

“Kjo vërteton edhe një herë më tepër, se ashtu siç thotë edhe akademiku Rexhep Qosja, nga njerëzit që dikur kanë qenë të varfër, por tani janë në pushtet, Kosova në pjesën më të madhe të kohës qeveriset në mënyrë autokratike, nga institucionet autokratike të shtetit partiak. Njerëz, të cilët, duke qenë në pozita politike, janë pasuruar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të gjithë pa përjashtim, e sidomos ata të rendit të parë dhe të rendit të dytë, pushtetin nuk e përdorin për të mirën e vendit, por për nevojat e veta personale dhe grupore e partiake.

Ndaj, nga krejt ajo që shohim në dy dekadat e fundit,vetëm në Kosovën “evropiane” dhe në Venezuelën latino-amerikane, dëshmohet se mund ta marrësh pushtetin pa asnjë cent në xhep, të bëhesh brenda natës milioner i shumëfishtë dhe përmes mbjelljes së korrupsionit galopant, kapjes së shtetit dhe kriminalizimit të çdo poreje të jetës në vend, të mos e lëshosh më pushtetin për 20 vjet me radhë”, vijoi më tej ai. “Kështu që, vetëm në Kosovë pushtetarët e të dyja niveleve, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, kanë krijuar pasuri aq marramendëse e të pafund, saqë paratë e tyre, përveç në Kosovë, janë deponuar edhe jashtë vendit e deri në Dubai, në Zvicër, në Shqipëri e në parajsat më të largëta fiskale, si në Panama, apo dhe ishuj të përhumbur anembanë botës, ndërkaq, prokurorët për shkak të ‘jaranisë’ me ta, mbyllin sytë dhe nuk denjojnë as të hetojnë krimet e përditshme të pushtetarëve të niveleve më të larta në vend”, tha Qarri për “Kosova Sot”.

Zeqa: Qeverisja autokratike

Sipas analistit Florim Zeqa, në një vend ku pushteti bëhet mjet i pasurimit, përveçse ashpërsohet lufta për pushtet, partia që e merr një herë pushtetin instalon militantët partiakë dhe familjarët e tyre nëpër institucione, kap sistemin e drejtësisë dhe betonizon krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha segmentet e shtetit, prandaj edhe këta mekanizma përdoren për pasurim kriminal.

Uji Dea

“Kjo mënyrë autokratike e qeverisjes ua mundëson më lehtë zhvatjen e buxhetit të shtetit dhe plaçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).Numri më i madh i pushtetarëve të pasluftës kanë ardhur në pushtet të varfër, duke vjedhur e duke plaçkitur janë pasuruar në mënyrë të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër. Kjo situatë i ka bërë të ndjehen keq para familjarëve të tyre politikanët e ndershëm dhe veprimtarët që kurrë nuk morën gjë nga shteti,…të cilët mbetën të varfër e të përbuzur nga të gjitha pushtetet e pasluftës”, potencoi ai.

“Vetëm në Kosovë ose në Venezuele,arrihet që të marrësh pushtetin pa asnjë euro në xhep, dhe të bëhesh milioner i shumëfishtë brenda natës, edhe atë duke mos e lëshuar pushtetin për afro dy dekada. Ndodh kështu për faktin se politikanët e rendit të parë (në majat pushtetit) dhe të rendit të dytë (udhëheqës të agjencive e bordeve), e përdorin pushtetin vetëm për nevojat e veta, duke e harruar tërësisht interesin e qytetarëve. Për dallim nga shtetet e rajonit, në Kosovë pushtetarët e niveleve të larta, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, kanë krijuar pasuri të pafund, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit, si në Zvicër, në Dubai, e në parajsa fiskale, ndërkaq prokurorët mbyllin sytë dhe nuk denjojnë as të hetojnë krimet e përditshme të pushtetarëve të niveleve të larta në Kosovë, duke u shndërruar në gardianë të mbrojtjes së pushtetarëve të inkriminuar”, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Banditë e shkuar banditëve

Analisti politik Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot” se personalisht është përkrahës i asaj qe thotë akademiku i nderuar, z. Rexhep Qosja.“Por, unë këtë e zbërthej pak më ndryshe dhe më qartë, se këta banditë shkuar banditëve janë pasuruar me hajni dhe pushtetin e kanë kapur me hajni, që para lufte ishin leckamanë të këputur, të varfër deri në skajshmëri, kurse pas luftës pikërisht këta janë hajnat më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por këta janë hajnat më të mëdhenj në Evropë, që dëshmon më së miri se një grumbull i tyre ishin dhe janë me afera dhe skandale korruptive dhe bile disa nga këta hajna banditë janë edhe me aktakuza të ngritura për hajni dhe më e keqja është që nuk ka prokurori dhe sistem gjyqësor për t’i ndjekur.

Në fakt është, por është kapur zap pikërisht nga këto banda mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale. Këtu nuk kemi të bëjmë me kurrfarë dyshimi, kur secili rreth i njeh këta banditë hajna që nuk kishin asgjë kapital dhe pikërisht këta hajna banditë dhe vagabondë janë bërë super-milionerë. Pra, këta banditë hajna që e kanë kapur pushtetin dhe që kanë blerë votat, kanë kërcënuar dhe kanë manipuluar me vota nuk jetojnë as në Hong- Kong e as në Kashmir që nuk i njohim, por jetojnë në Kosovën e vogël sa një grusht, se këta janë vagabondët, kopilët, idiotët dhe hajnat që e vodhën deri në palcë popullin, buxhetin dhe djersën e taksapaguesve dhe nuk kanë të ndalur, sepse edhe prokurorin e kanë futur në të njëjtën valle të krimit të organizuar”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Guraziu: Shteti i kapur

Të drejtë gjykimit të akademik Qosjes i jep edhe analisti Ragip Guraziu.“Njerëzit e pushteti, të kapur për pushtetin po qeverisin shtetin e Kosovë si po duan dhe si po ua ka ëndja. Ma në fund tani foli edhe akademik Rexhep Qosja dhe tha se Kosova po qeveriset në mënyrën autokratike. E ka thënë një konstatim shumë të saktë. Akademik Qosja ka thënë se njerëzit që janë në pushtet dikur kanë qenë të varfër. Institucionet e këtij shteti, një pjesë më të madhe të kohës po qeverisen në mënyrë autokratike dhe kjo nuk ka aspak dilemë. E, nëse pyetemi pse po na ndodh kështu në Kosovë, që nga nivelet qendrore e ato niveleve komunale, përgjigjja veç dihet, sepse interesi i tyre është vetëm për të qenë në pushte, për t’ i mbushur xhepat e tyre, se sa në dobi të shtetit dhe qytetarëve të tij. Me qeverisjet autokrate këta pushtetarë kanë krijuar euro të mjaftueshme sa për të shkuar deri në Dubai e gjetiu, edhe për t’i fshehur gjithandej paratë e vjedhura të popullit, derisa qytetarët jetojnë në varfëri të skajshme, një pjesë dërmuese tyre, e nga ta ka edhe pa kulm mbi kokë, që po presin mëshirën nga Halili, në mesin e tyre fëmijë të veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Shtetet e zhvilluara qeverisen nga akademikët, Kosova nga çobanët

Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta i japin të drejtë akademik Qosjes dhe deklarojnë se është pikërisht qeverisje autokrate e njerëzve të pashkolluar që e degraduan vendin për 20 vjet rresht dhe po e çojnë akoma më thellë drejt humnerës. Një mendim të tillë ndan qytetari Rifat Hajdari. “Akademik Qosja është njeri i përgatitur, një kalibër i lartë që të tillët pak i ka Kosova dhe ai i di fare mirë këto gjëra. Sikur të kishim njerëz të tillë në drejtimin e institucioneve të shtetit, sigurisht që punët do t’i kishim shumë më mirë. Mirëpo, këta politikanët tonë të paditur e të pashkolluar, jo vetëm që nuk iu kanë lejuar hapësirë për të pasur mundësi që të jenë pjesë e qeverisjes figurat akademike, por ata madje as që marrin kurajë dhe t’i pyesin e t’i konsultojnë akademikët tanë për çështje të interesit të zhvillimit të shtetit”, u shpreh ai.

“Derisa në të gjitha shtete serioze e të zhvilluar, akademikët i paraprijnë politikës në drejtimin dhe zhvillimin e shtetit, te ne nuk ndodh kjo, ata injorohen dhe nënçmohen. Prandaj, kemi një qeverisje kaq të dobët, e cila nuk mendon për popull. Gjithçka që pati Kosova në të kaluarën, ndërmarrje e fabrika, i qitën e i shitën për pak para dhe njerëzit i nxorën nga puna, kurse vetë u pasuruan e u bënë milionerë. Këta nuk i shitën fabrikat për t’i zhvilluar e për t’i siguruar punësime të reja, por kinse i nxorën në shitje dhe i kanë blerë vetë këta duke i mbushur xhepat e tyre, kurse ish-punëtorët dhe rinia që po shkollohet nuk ka mundësi punësimi dhe po bredhin poshtë e lart rrugëve. E kryen fakultetin, madje një e dy fakultete dhe prapë në rrugë, prandaj nuk shihet zgjidhje tjetër, vetëm për të ikur diku jashtë vendit”, tha Faik Hajdari.

Kështu mendon edhe qytetari tjetër, Faik Shaljani.“Papunësia e madhe po i detyron të rinjtë të ikin jashtë vendit, prandaj nuk mund të krenohemi se kemi qeverisje të mirë dhe që punon në interesin e vendit. Asnjë i ri që sot e kryen fakultetin nuk e bën atë duke planifikuar që të ikë me fakultet të kryer diku jashtë vendit, por ja që po detyrohen të ndërmarrin edhe rrugë të tilla. Tani secila familje kosovare ka fëmijë të shkolluar e të përgatitur deri diku, dikush me një e dikush edhe me nga dy fakultete, por shumica detyrohen të shëtisin ashtu kot të papunë. Kemi madje edhe magjistra, me notën 9.5 nga universiteti i shtetit që e ka përfunduar me dije dhe vazhdon të mbetet i papunë.

Shembuj të tillë njoh plot, por e kam edhe në familjen time që sorollatet i papunë, vetëm falë këtyre matrapazëve që me të njohshëm po i punësojnë njerëzit, në Qeveri, në instanca të ndryshme, në komuna, nëpër ndërmarrje publike e borde të ndryshme derisa profesionistët injorohen”, tha Faik Shaljani. Ai vlerëson se e mira e së mirës do të ishte që kjo kastë politike vullnetarisht të lirojë rrugë dhe të tërhiqet nga pushteti, sepse mjaft janë testuar e janë sprovuar për dy dekada dhe nuk ka dhënë gjë pozitive në interes të zhvillimit të vendit.

(Kosova Sot)