HW

Pushtetarët shqiptarë të papërgjegjshëm ndaj situatës në Bujanoc

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Konfuziteti i krijuar në seancën e djeshme të Kuvendit komunal në Bujanoc, nga ana e kryetarit të Kuvendit, Jonuz Musliu, por edhe në tërësi sjellja konfuze e përfaqësuesve shqiptar të shumicës në pushtet, mungesa e sensit më të vogël të përgjegjësisë që në organin më të lartë të komunës të debatohet për çështjet me interes për popullatën shqiptare, siç është përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, ishin arsyet kryesore pse këshilltarëte PVD-së e lëshuan seancën e të mërkurës në Kuvendin komunal.

Dega e PVD-së në Bujanoc, konsideron joserioze dhe tendencë për shmangjen e përgjegjësisë për fillimet e krizës eventuale në pushtetin lokal në Bujanoc, pikërisht nga shumica shqiptare në pushtet e cila për çdo ditë po dëshmon se interesi i saj i vetëm është vetëm mbrojtja e interesave të ngushta grupore dhe klanore. Pse fillimish u refuzua kërkesa e këshilltarit serb, e më vonë ajo u pranua edhe në rrethana kur ai braktisi Kuvendin, është e qartë vetëm për pushtetmbajtësit shqiptarë, por, jo edhe për opozitën dhe qyetarët e tjerë.

Mungesa e guximit me u ballafaquar për të vërtetën rreth një iniciative qoftë edhe me partnerët e koalicionit, mungesa e guximit që në emisione televizive me u ballafaqu me argument me opozitën, kërcënimet që i dërgohen mediumeve për ndërprerjen e këtyre emisioneve debative, mungesa e çfarëdo vizioni për të çuar përpara kërkesat legjitime të shqiptarëve, lojat perfide të bashkëpunimit me prokurorinë për ndjekjen e përfaqësuesve të PVD-së, janë karakteristika të vazhdueshme të pushtetarëve aktual shqiptar.

Mobi Casa

Dega e PVD konsideron jo serioze dhe manipuluese tendencat e përfaqësueve të caktuar të shumicës shqiptare në pushtet për bashkpunim dhe unitet për vendime që përjashtojnë elementet e identitetit kombëtar shqiptar. Me PVD-në nuk mund të kërkohet të ndërtohet unitet në veprim për zgjidhje që përjashtojnë përfshirjen e emërtimit “Skendërbej” për Sheshin e Bujanocit. Sidomos këtë unitet të rrejshëm nuk kanë të drejtë morale ta kërkojnë ata që me shkresa, në të kaluarën e tyre të “lavdishme” kanë kërkuar përjashtimin e shqiptarëve nga puna vetëm e vetëm se janë anëtarë të PVD-së.

Megjithatë, PVD shpreh gatishmërinë që për secilën çështje, e cila ka të bëjë me kërkesat legale dhe legjitime të shqiptarëve e që nuk janë thjeshtë kërkesa të ngushta klanore dhe grupore, të japë kontributin e vet konstruktiv. Me asnjë veprim të vetin PVD dhe këshilltarët e saj nuk kanë kontribuar në krijimin e konfuzitetit në seancën e Kuvendit komunal të mbajtur të mërkurën më 29 prill. Përgjegjësia për konfuzitetin e krijuar është vetëm e kryetarit të Kuvendit dhe e shumicës shqiptare në parlament.Fundja, vllaznillëku i imponuar përfundon gjithmonë me ndërskamca. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.