Hidromorava

Pushtetarët plaçkitës, vjedhin miliona, nuk japin dorëheqje

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Derisa në Slloveni një deputet i Parlamentit ka dhënë dorëheqje si një akt moral vetëm për atë se e kishte vjedhur një sanduiç, në anën tjetër në Kosovë politikanët tanë po vjedhin me dhjetëra miliona euro dhe askush nuk jep dorëheqje, e madje që e keqja të jetë më e madhe as nuk përfundon në burg për t’u përballur me drejtësinë. Analistët dhe qytetarët vlerësojnë se shtetin po e rrënon mentaliteti i politikës korruptive e kriminale, pa moral dhe pa standarde. Ata habiten dhe pyesin se përse në Kosovë politikanët e inkriminuar, që janë në skenën politike për gati dy dekada, edhe krejt Kosovën e zhvatin ose e shesin e nuk mërziten fare nga drejtësia, që për ta edhe nuk ekziston.

Hertica: Në krye të shtetit erdhën profiterët e luftës, bashkë me profiterët e paqes, të cilët e kanë sjellë gjendjen e mjerimit social

“Te ne jo për një ‘sanduiç’, por edhe për zhvatjen e miliona eurove, ata fare nuk mërzitën dhe as që u bie ndërmend për dorëheqje. Sepse, te ne mungon morali njerëzor e ai politik për dorëheqje. Ndaj, për këtë, mentaliteti i politikës korruptive e kriminale e rrënuan shtetin. Politikanët tanë të inkriminuar, që dy dekada rresht, po e zhvatin shtetin pandalshëm, meqë fare qartë e dinë, se për ta nuk ekziston drejtësia dhe ata gjithnjë janë mbi ligjin”, thotë analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”

Derisa në Slloveni një deputet i Parlamentit ka dhënë dorëheqje si një akt moral vetëm për atë se e kishte vjedhur një sanduiç, në anën tjetër në Kosovë politikanët tanë po vjedhin me dhjetëra miliona euro dhe askush nuk jep dorëheqje, e madje që e keqja të jetë më e madhe as nuk përfundon në burg për t’u përballur me drejtësinë. Analistët dhe qytetarët vlerësojnë se shtetin po e rrënon mentaliteti i politikës korruptive e kriminale, pa moral dhe pa standarde. Ata habiten dhe pyesin se përse në Kosovë politikanët e inkriminuar, që janë në skenën politike për gati dy dekada, edhe krejt Kosovën e zhvatin ose e shesin e nuk mërziten fare nga drejtësia, që për ta edhe nuk ekziston.

Analisti Shefik Shkodra, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se te ne shpeshherë janë dënuar ata që janë marrë me vlerën e një hamburgeri. “Po dëmet e mëdha në tenderë, në shfrytëzimin e buxhetit vend e pa vend, në udhëtime, mëditje, në shëtitje tejoqeanike pa ndonjë rol të caktuar për veprime shtetërore. Pastaj, telefonat e shtrenjtë, marrja e ryshfetit në ndërtimtari nëpër komuna, etj., punë që as s’mund të mendohet se si kanë rrjedhur deri te aferat e mëdha”, u shpreh ai.

Sundimi korruptiv

Ndërsa, analisti politik Bislim Aliu, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se në Kosovën tonë, politikanët tanë vazhdimisht zhvatin e vjedhin pandalshëm dhjetëra miliona euro dhe askush nuk jep dorëheqje,ose që të përfundojë në burg apo të përballet me drejtësinë, kurse në Slloveni një deputet iu ka shmangur pagesës së një sanduiçi, dhe për këtë ka ofruar dorëheqje. “Politikanët tanë, kur e kanë dëgjuar këtë, me siguri kanë qeshur me të madhe.

Te ne jo për një ‘sanduiç’, por edhe për zhvatjen e miliona eurove, ata fare nuk mërzitën dhe as që u bie ndërmend për dorëheqje. Sepse, te ne mungon morali njerëzor e ai politik për dorëheqje. Ndaj, për këtë, mentaliteti i politikës korruptive e kriminale e rrënuan shtetin. Politikanët tanë të inkriminuar, që dy dekada rresht, po e zhvatin shtetin pandalshëm, meqë fare qartë e dinë, se për ta nuk ekziston drejtësia dhe ata gjithnjë janë mbi ligjin”, u shpreh ai. “A thua, vallë, deri kur populli të heshtë. Ata çdo herë duhet ta shprehin pakënaqësinë me protesta të vazhdueshme kundër kësaj klase politike të inkriminuar.

Hidromorava

Sigurisht kjo gjendje e mjerueshme dhe alarmante e kanë lodhur aq shumë qytetarin e Kosovës, saqë nuk mundet as të ngritët në këmbë, kundër sundimit korruptiv e kriminal që dy dekada në vendin tonë”, potencoi Aliu. Ndërsa, disidenti Ibrahim Kelmendi, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se në Kosovë politikanët nuk po vjedhin, por po plaçkitin. “Dhe, plaçkitin, sepse e dinë që nuk ka kush u kërkon llogari”, theksoi ai.

Shkodra: Deputeti slloven, i marrë në sytë e pushtetarëve tanë

“Bie fjala, kush e shkaktoi problemin e ‘Bectel Enka’-s për borxhin e 53 milionëve? Nëse është shkak i subjektivizmit, atëherë pse nuk jep përgjegjësi ai i cili ka titull? Çfarë është konflikti i interesit në PTK – Vala, si është pështjelluar puna aty? Pse kjo kompani publike më e rëndësishmja, më gjeneruesja e të ardhurave vjetore, sot po ‘dergjet’ në një përmbytje dhe pa shpresë në kthimin e mëparshëm? Të gjitha këto dhe të tjera afera ekonomike që s’mund të numërohen nuk janë ndriçuar.

Një ditë a dy, mediet e kanë shprehur një keqardhje dhe gjykim për rastet, kaq, merr fund krejt, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Lëre që nuk jep dorëheqje fajtori dhe ta paguajë dëmin që ia ka shkaktuar shoqërisë në përgjithësi, por as Prokuroria nuk e ndjek, ajo që ka obligim për ruajtje të njerëzve dhe pasurisë shtetërore. Mirë është thënë prej njërit, me rastin e ‘hamburgerit slloven’: ‘ky do të ishte një i marrë në sytë e institucionalistëve shqiptarë në Kosovë'”, theksoi Shefik Shkodra për “Kosova Sot”.

Hertica: Duhet alternativë e re

Njohësi i rrethanave politike në vendin tonë Ali Hertica, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se me këta politikanë të inkriminuar dhe të bastarduar, qofshin në pozitë apo opozitë, realisht Kosova ka mbetur një shtet në letër. “Në rrethanat e krijuara politike, pa një alternativë të re politike, zgjedhjet e parakohshme jo vetëm që nuk do të sillnin diçka të mirë për vendin, por do të prodhonin vetëm vazhdimin e bastardimit tërësisht të degraduar nga bandat dhe politikanët e inkriminuara në të gjitha krimet më ordinere në shoqërinë kosovare.

Sepse, në krye të shtetit erdhën profiterët e luftës, bashkë me profiterët e paqes, të cilët e kanë sjellë gjendjen e mjerimit social. Ata e kanë shndërruar Kosovën në pronë private. Kështu që qytetarët të vetmen shpresë për një jetë më të mirë po e kanë të gjejnë mënyra për të ikur sa më shpejt e sa më larg Kosovës, duke ikur nga shteti i bastarduar, nga mafio-politikanët sundues e mafio-oligarkët zhvatës të buxhetit dhe aseteve të shtetit”, theksoi Hertica.

(Kosova Sot)