UBT

Pushtetarët nën dyshime për fshehjen e milionave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve të korruptuar. Organet e drejtësisë të hulumtojnë skandalin

Sipas analistit Faik Krasniqi, një pjesë të madhe të asaj pasurie, politikanët kosovarë mund ta kenë fshehur në vendet, si: Ishujt Kajman, Zvicër, Qipro, Dubai etj.

Duke u bazuar në akuzat e ndërsjellat të liderëve politik të Kosovës dhe rrethit të tyre të ngushtë gjatë fushatave parazgjedhore, sipas të cilave një numër i madh i zyrtarëve të lartë të shtetit dyshohen se kanë pasuri të kundërligjshme të fshehura jashtë vendit, në Zvicër, në Dubai, në Ishujt Kajman etj., analistë politikë dhe ekspertë të sundimit të ligjit shprehin dyshimet e tyre se këto deklarime mund të rezultojnë të vërteta.

ARKATANA

Se këto dyshime mund të kenë një bazë reale flet edhe raportimi i ditëve të fundit nga mediet ndërkombëtare, të cilat zbulojnë se politikanë nga e gjithë bota, përfshirë 12 liderë aktualë botërorë, pretendohet se kanë përdorur kompani “offshore” për të fshehur pasurinë e tyre. Për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, thuhet se ka dhjetëra miliona të fshehura në Amerike. E besueshme një gjë e tillë duket edhe për mafio-politikanët në Kosovë.

Politologu Faik Krasniqi i ka thënë gazetës se ka vite që është përmendur se pushtetarët tanë kanë blerë prona dhe kanë dërguar paratë e paligjshme të vjedhura nga populli i Kosovës në shtete të huaja, por deri më sot ka pasur vetëm fjalë, retorikë, strategji në letër dhe demagogji nga agjencitë e ngritura nga ana e Qeverisë dhe e Presidencës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, për hetimin e pasurisë së paligjshme./kosova sot/