Hidromorava

Pushtetarët më lehtë shpërdorojnë paratë e taksapaguesve në autostrada

/ 5 minuta lexim

Shtetet e rajonit po ndërtojnë autostrada që lidhin me shtetet e tjera fqinje, por duke shfrytëzuar paratë e Evropës, përmes BERZHIT apo donacioneve të ndryshme, kurse Kosova me buxhetin e saj të varfër ndërton vetë, sepse më lehtë e ka të abuzojë me tenderët. Kështu mendojnë analistët, të cilët thonë se për ta lidhur Serbinë me Kosovën me autostradë, Serbia po merr para evropiane, njëjtë po vepron edhe Maqedonia, por jo edhe Kosova. Pse po ndodh një gjë e tillë nuk është vështirë të dihet, thonë analistët. Sipas tyre, pushtetarët e kanë më lehtë që t’i vjedhin paratë e buxhetit përmes tenderëve,ndërkaq më vështirë e kanë me fondet ndërkombëtare.

Grapci: Pushtetarët mos t’i shpenzojnë kot paratë e qytetarëve

“Arsyeja pse Kosova nuk merr donacione nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e autostradave është fare e thjeshtë. Bashkimi Evropian jep para për ndërtimin e autostradës, por për çdo cent të shpenzuar të kërkon llogari. S’mund ta keqpërdorësh aq lehtë paranë e tyre. Prandaj nuk kërkojnë para prej tyre. Këta janë shumë të vetëdijshëm për këtë. Kurse me paratë e taksapaguesve të Kosovës bëjnë çfarë të duan. Vjedhin sa të duan”, thotë për “Kosova Sot”, analisti Faik Krasniqi

Shtetet e rajonit po ndërtojnë autostrada që lidhin me shtetet e tjera fqinje, por duke shfrytëzuar paratë e Evropës, përmes BERZHIT apo donacioneve të ndryshme, kurse Kosova me buxhetin e saj të varfër ndërton vetë, sepse më lehtë e ka të abuzojë me tenderët. Kështu mendojnë analistët, të cilët thonë se për ta lidhur Serbinë me Kosovën me autostradë, Serbia po merr para evropiane, njëjtë po vepron edhe Maqedonia, por jo edhe Kosova. Pse po ndodh një gjë e tillë nuk është vështirë të dihet, thonë analistët. Sipas tyre, pushtetarët e kanë më lehtë që t’i vjedhin paratë e buxhetit përmes tenderëve,ndërkaq më vështirë e kanë me fondet ndërkombëtare.

Analisti Faik Krasniqi theksoi për gazetën “Kosova Sot” se Kosova me një territor kaq të vogël, nuk ka pasur nevojë t’i ndërtojë gjithë këto autostrada mbi 4 miliardë euro me paratë e taksapaguesve kosovarë. “Arsyeja pse Kosova nuk merr donacione nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e autostradave është fare e thjeshtë. Bashkimi Evropian jep para për ndërtimin e autostradës, por për çdo cent të shpenzuar të kërkon llogari. S’mund ta keqpërdorësh aq lehtë paranë e tyre. Prandaj nuk kërkojnë para prej tyre. Këta janë shumë të vetëdijshëm për këtë.

Uji Dea

Kurse me paratë e taksapaguesve të Kosovës bëjnë çfarë të duan. Vjedhin sa të duan. Çmimi i një km autostradë tregon sa vjedhin me ndërtimin e autostradave”, është shprehur ai. Sipas tij, në Kosovë një km kushton mbi 14 milionë euro, kurse në Gjermani një km rreth 4 milionë euro. Kjo tregon pse po bëhet ndërtimi i autostradave, dhe jo ato para të shpenzohen në projekte ekonomike që hapin vende të reja pune dhe zhvillojnë ekonominë. Kosova nuk është e varfër, por ajo vidhet pamëshirshëm nga këta politikanë mafiozë. Ikja e qytetarëve, kryesisht e të rinjve, është si pasojë e këtyre mafiozëve që e shkatërruan të ardhmen e çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi”, është shprehur Krasniqi.

Paranë e qytetarëve e keqpërdorin më lehtë
Analisti Dardan Grapci thotë për “Kosova Sot” se derisa të kemi në pushtet ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët po e fëlliqin uniformën me këto vjedhje dhe tenderë, Kosova do ta ketë problem rregullimin dhe përmirësimin e kushteve për investim nga vetë qytetarët, por edhe investitorët e huaj.

“Normal që pushtetarët nuk kërkojnë, e as nuk dëshirojnë ndihmë nga BERZHI apo donatorët, sepse më lehtë e kanë që ta varfërojnë qytetarin duke iu rritur taksat, çmimet etj., me buxhetin e saj që e ka për ta ndërtuar autostradën që e lidh Kosovën me Serbinë. Do të ishte mirë që ndërkombëtarët dhe ambasadorët e huaj që i kemi në Kosovë, ta ngrehin zërin, mediet të bëjnë apel duke i bërë thirrje Qeverisë që paratë e popullit mos t’i shpenzojnë, por le të kërkojnë donacione nga donatorët apo BERZHI”, është shprehur Grapci.

“Normal që pushtetarët nuk kërkojnë, e as nuk dëshirojnë ndihmë nga BERZHI apo donatorët, sepse më lehtë e kanë që ta varfërojnë qytetarin duke iu rritur taksat, çmimet etj., me buxhetin e saj që e ka për ta ndërtuar autostradën që e lidh Kosovën me Serbinë. Do të ishte mirë që ndërkombëtarët dhe ambasadorët e huaj, që i kemi në Kosovë, ta ngrehin zërin, mediet të bëjnë apel duke i bërë thirrje Qeverisë që paratë e popullit mos t’i shpenzojnë, por le të kërkojnë donacione nga donatorët apo BERZHI”, është shprehur analisti Dardan Grapci për gazetën “Kosova Sot”.