United Hospital

Pushtetarët e korruptuar betonojnë monopolet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Prej kur erdhi në pushtet, njëri nga premtimet kryesore që kishte bërë koalicioni aktual, PDK-LDK, kishte qenë lufta ndaj kompanive që kanë krijuar monopole në tregun e Kosovës. Por, veç deklaratave mediale deri sot nuk pati ndonjë veprim konkret nga Qeveria e Isa Mustafës. Sipas analistëve të ekonomisë janë fajtorë ministrat përkatës të Qeverisë kosovare ata që nuk po i luftojnë monopolet në biznes dhe kjo ka bërë që të ngulfaten bizneset e ligjshme në shumë fusha.

Ekonomia e tregut të lirë, vetëm në letër

Çdo gjë vendoset nga sundimtarët e Kosovës

“Këta njerëz, të sojit të aferës ‘Pronto’, Kosovën e kanë shndërruar në një mostrum shtetëror, ku disa njerëz janë mbi të gjitha institucionet dhe ata vendosin jo vetëm për punësimet, por edhe për tenderët dhe deri edhe tek licencat e bankave. Në këtë vend kriteret e meritokracisë nuk kanë kurrfarë vlere. Në saje të këtyre njerëzve imazhi i Kosovës si shtet i ri është rrënuar plotësisht”, potencoi eksperti i çështjeve ekonomike, Milazim Abazi

Prej kur erdhi në pushtet, njëri nga premtimet kryesore që kishte bërë koalicioni aktual, PDK-LDK, kishte qenë lufta ndaj kompanive që kanë krijuar monopole në tregun e Kosovës. Por, veç deklaratave mediale deri sot nuk pati ndonjë veprim konkret nga Qeveria e Isa Mustafës. Sipas analistëve të ekonomisë janë fajtorë ministrat përkatës të Qeverisë kosovare ata që nuk po i luftojnë monopolet në biznes dhe kjo ka bërë që të ngulfaten bizneset e ligjshme në shumë fusha.

Njohës të kësaj fushe thonë se kjo ndodh për shkak se bizneset monopoliste, të udhëhequra nga oligarkët e Qeverisë këtë po e arrijnë në saje të korrupsionit që i lidh oligarkët me pushtetarët.

United Hospital

Sipas tyre, nuk është në interesin e pushtetarëve që të bëjnë publike edhe për opinionin publik identifikimin e bizneseve monopoliste, sepse prapa tyre pa dyshim që qëndrojnë vetë mafiozët e politikës, se pa ndihmën e tyre këto biznese nuk do të kishin asnjë gjasë që të krijojnë monopol në ekonominë e Kosovës. Veç saj, analistët thonë se këta ministra e zyrtarë të tjerë i mbyllin sytë dhe heshtin, në mënyrë që këto kompani monopoliste të vazhdojnë pa i shqetësuar askush ta mbajnë dhe forcojnë akoma më shumë monopolin në ekonominë e përgjithshme të Kosovës, ngase nga kjo përfitojnë të gjitha palët e krimit.

Ministrat po i mbyllin sytë para shkeljes së ligjit

Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga opozita thonë se prapa shumicës së bizneseve monopoliste qëndrojnë politikanët e koalicionit aktual. Kështu, deputeti opozitar, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë për gazetën “Kosova Sot” se nuk janë në interesin e pushtetarëve që zyrtarisht ta bëjnë publike edhe për opinionin publik identifikimin e bizneseve monopoliste, sepse prapa tyre pa dyshim qëndrojnë vetë mafiozët e politikës dhe Qeverisë.

Hoti thotë se PDK-ja nuk ka lidhur koalicion me LDK-në, që LDK-ja dhe ministrat e saj të ndërmarrin masa, për ta thyer këtë monopol që ka shkatërruar dhe po vazhdon ta shkatërrojë ekonominë e Kosovës.”Prandaj, këta ministra i mbyllin sytë dhe heshtin, në mënyrë që këto kompani monopoliste të vazhdojnë pa i shqetësuar askush ta mbajnë dhe forcojnë akoma më shumë monopolin në ekonominë e përgjithshme të Kosovës”, ka theksuar ai.

Analisti i ekonomisë, Ardi Nokaj, thotë për “Kosova Sot” se janë vetë ministrat e kësaj qeverie që janë nën kthetrat e oligarkëve të bizneseve të inkriminuara saqë ngulfasin e nuk lejojnë frymën e lirë të biznesit në tregun e lirë.

Ai është i mendimit se mafio-politika është aktori kryesor krimogjen që nuk lejohet thyerja e monopoleve dhe pse tregu i lirë që është i garantuar me ligj dhe me Kushtetutë.”Të gjitha institucionet në realitet po i udhëheqin realisht mafiopolitika oligarkike apo nëntoka kriminale, gjë që po dëshmohet edhe nga përgjimet ‘Pronto 2’, e që mund të dalin edhe shumë përgjime të tjera ‘Pronto 3 e 4’, ku shihet qartë se ata janë përgjegjësit kryesorë për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi deri sot. Ky është vlerësimi që e thonë ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e odave ekonomike që afarojnë në vendin tonë”, ka thënë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.