Uji Dea

Pushtet alla-Kim Yong

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Koalicioni aktual po rrëshqet drejt sundimit të diktaturës

Deputeti Shala:PDK-ja e LDK-ja po e shndërrojnë Kosovën në shtet diktatorial të tipit koreano-verior

“Opozita më e madhe gjendet tek ajo pjesë e qytetarëve, të cilët nuk kanë votuar, e kjo arrin shifrën afër 60%, që do të thotë se është më e madhe sesa opozita politike dhe partitë në pushtet. Ka forca opozitare edhe brenda dy partive të koalicionit, të cilat duhet të rreshtohen përkrah opozitës dhe qytetarëve, në ndëshkimin e grupeve kriminale, që e kanë kapur shtetin dhe kanë filluar të ushtrojnë diktaturë”, shprehet analisti Isa Mulaj

Hidromorava

Instalimi i autoritarizmit politik në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, që nuk ka akoma një dekadë të mbushur nga shpallja e pavarësisë, sipas analistëve politikë, po rrezikon ta bëjë Kosovën një shtet të diktaturës si Koreja e Veriut, duke monopolizuar pushtetin dypartiak të Qeverisë aktuale, e duke e rrënuar opozitën me arrestime, kërcënime e shantazhe.

Përfaqësues të subjekteve politike në opozitë po e shohin këtë rend të rrezikshëm, që po instalohet në vend, prandaj janë të vendosur që ta kundërshtojnë klasën politike, që po instalon shtet policor e diktaturë vetëm për të dëmtuar shtetin. “Duke shikuar dhe dëgjuar edhe deklarimin e ministrit Skënder Hyseni, i cili e tha edhe vetë se edhe policia nuk përdor standarde të njëjta, për të gjitha komunitetet, sikur është te shqiptarët dhe te serbët, kur flet për shkaqet politike, që, sipas tij, organet e sigurisë e të drejtësisë nuk po arrijnë ta bëjnë të njëjtën gjë, që drejtësia të jetë drejtësi, siguria siguri për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh komunitetin, atëherë nuk kemi një pushtet tjetër, pos si të Koresë së Veriut”, shprehet deputeti Haxhi Shala. Ai shton se ky pushtet po përdor standarde të dyfishta dhe kjo, sipas tij, tregon se Kosova është duke rrëshqitur në një shtet monist, madje të ngjashëm me diktaturat si në Korenë e Veriut e gjetiu. Me të gjitha mekanizmat e shtetit dhe këta udhëheqësit tanë, që në këtë rast janë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, po veprojnë njëjtë si diktatorët”, thotë deputeti Haxhi Shala, nga subjekti politik Nisma për Kosovën./kosova sot/