Uji Dea

Pushoni nga kompjuteri përmes këtyre shtatë truqeve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në ditët e sotme, njerëzit kalojnë shumë kohë pranë kompjuterit, sa për shkak të punës, sa për shkak të popullaritetit të mjeteve sociale dhe të komunikimit me të tjerët. Megjithatë, për hir të shëndetit tuaj, herë pas here duhet të pushoni. nga monitori.

I kemi gjetur për ju disa këshilla se si të pushoni nga kompjuteri, apo së paku ta zvogëloni dëmin për organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.

1. Përshtatjani vetes monitorin e kompjuterit pranë të cilit punoni rregullisht. Rregulloni ngjyrat, kontrastin, dhe parametrat e tjerë të cilët do t’ju ndihmojnë që sytë tuaj të mos lodhen.

2. Blini syze të destinuara për punën në kompjuter. Në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e dëmtimit të shikimit tuaj.

3. Kur lexoni diçka në kompjuter, rritni shkronjat që të mos koncentroheni dhe lodheni më shumë.

Uji Dea

4. Rregulloni madhësinë e faqes në monitor dhe rritni faqen sa herë të jetë e nevojshme.

5. Zvogëloni rezolucionin e kompjuterit, sepse ai bazohet në linjat vertikale dhe horizontale.

6. Nëse shikoni gjatë në monitor, herë pas here pushoni sytë. Mjafton ta largoni shikimin nga monitori për 30 sekonda.

7. Në qoftë se qëndroni pranë kompjuterit gjatë, ekziston mundësia ta dëmtoni shpinën. Herë pas here, ngrihuni, ecni pak dhe drejtohuni që ta nxitni qarkullimin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.