Eko Higjiena

Pushojnë reshjet e shiut, kjo javë me mot të nxehtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë.

Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.

Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

UBT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14- 19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë.

Sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror) dhe lindje të vendit (rreth 95 litër për metër katror) derisa edhe pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror.

Në viset e larta mbi 900m mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.