UBT

Pushimi i së premtes, për t’ia zbehur opozitës protestën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pushteti në panik nga reagimi qytetar.Qeveria i frikësohet popullit dhe shpik ditë pushimi para 28 Nëntorit

“Pavarësisht tendencës së këtij pushteti mafioz, që ta zbehë rëndësinë e kësaj proteste, populli duhet të dalë e të protestojë për fatin e shtetit të tij dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha Faik Krasniqi

FIDANISHTJA

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, një nga më të pazakonshmit që është marrë deri më tani, shpallja e ditës së festës para festës zyrtare, Ditës së flamurit kombëtar, që korrespondon me protestën opozitare, nga opozita dhe analistët cilësohet si tregues i panikut të Qeverisë ‘Mustafa-Thaçi’.

Përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se ky është veprimi më irracional i kësaj qeverie, e cila po frikësohet nga qytetarët që nuk po i besojnë më e që në protestë pritet të marrin pjesë në mënyrë akoma më masive. “Unë mendoj që kjo qeveri i ka bërë llogaritë e gabuara, duke menduar se me shpalljen e një ditë festë përpara festës zyrtare, shumë zyrtarë të institucioneve, nxënës e studentë, do të largohen nga kryeqyteti dhe nuk do të jenë të motivuar për të marrë pjesë në manifestimin e opozitës së bashkuar. Pra, derisa opozita dhe qytetarët janë në festë, Qeveria është në panik, sepse po e ndien se e ka humbur legjitimitetin e popullit, sepse e ka përballë opozitën e bashkuar, ka përballë revoltën dhe mosbindjen e qytetarëve, e ka përballë edhe 28 Nëntorin dhe kjo qeveri nuk paraqet kurrfarë faktori që t’u bëjë ballë të gjitha këtyre arsyeve që janë kundër saj dhe ajo është kundër tyre”, tha deputeti Rexhep Selimi nga “Vetëvendosje”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.