Eko Higjiena

Pusetat e hapura, paraqesin pasiguri për nxënësit e fshatit Pozheran

/ 2 minuta lexim

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB), së bashku me Policinë e Kosovës(PK), nënstacioni në fshatin Pozheran, identifikuan disa puseta të hapura, e që paraqesin rrezik për qytetarët e fshatit Pozheran, veçmas për nxënësit e dy (2 )shkollave, asaj fillore dhe shkollës së mesme. Individ të pa përgjegjshëm kanë lënë të hapura këto puseta siç duken në foto, dhe thellësia e tyre është mbi një metër.

Puseta siç vërehet, gjendet përballë dy shkollave, e cila paraqet pa siguri për nxënësit, sidomos më të rrezikuar janë nxënësit e shkollës fillore për shkak të moshës rinore që kanë, sepse frekuentimi i tyre është i lartë, dhe gjatë lëvizjeve shumë lehtë mundë të pëson ndonjë nga nxënësit e këtyre shkollave.

Uji Dea

EVSB dhe PK, kërkojnë nga institucionet përkatëse që të dalin në vend ngjarje dhe në afatin sa më të shkurtër kohor, të sigurohet puseta me vendosjen e ndonjë mbulese (kapaku), për të mos pësuar ndokush nga qytetarët, kalimtarët e rastit, apo veçmas ndokush prej nxënësve të këtyre shkollave siç janë nxënësit e shkollës fillore “Halil Alidema” thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, Imri Emërllahu./rajonipress/