Hidromorava

Puset e hapura shqetësuese për banorët e disa fshatrave të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – EVSB e Vitisë, ditë më parë ka identifikuar një pus të hapur me thellësi mbi 25 metra, pusi gjendet në pjesën veriore të fshatit Ramjanë, tek vendi i quajtur Bagdat. EVSB, identifikon probleme të ndryshme, adreson dhe inicion ato, varësisht nga natyra e problemit se kujt i takojnë ato për t’i zgjidhur.

Nga pusi i identifikuar janë të rrezikuar kryesisht fëmijët, sepse në atë pjesë ku është identifikuar pusi i hapur, gjenden dhe lajthit me dhjetëra hektarë, që më parr ishin në pronësi të kooperativës bujqësore, (pronë shoqërore), e tani e privatizuar.

Fotot tregojnë se pusi gjendet në territorin e Komunës së Vitisë, afër rrugës dytësore që fillon nga fshati Ramjanë, në drejtim të fshatit Sllakovc.

Mobi Casa

Në këtë pjesë përpos kalimtarëve që lëvizin, aty ka dhe lëvizje të përditshme të barinjëve që i ruajnë bagëtitë e tyre. Banorët e fshatrave që ndjejnë pa siguri e që frekuentojnë këtë pjesë janë: Fshati Ramjanë, fshati i Ri, Komuna e Vitisë, dhe fshati Dardani, fshati Zllatâr, Komuna e Ferizait.

Puset nuk lejohen të jenë të hapura, kjo është pa përgjegjësi e drejtpërdrejt e pronarit të pusit, po nëse pusi ka qen i mbuluar e njerëz të pa përgjegjshëm e kanë zbuluar atë, prapë pusi ka qen dashtë të mbulohet sepse aty mundë të pësoj ndokush nga qytetarët, apo kalimtaret e rastit, veçmas fëmijët të cilët gjatë sezonit veror shkojnë për të marr lajthia.

EVSB apelon tek organet përkatëse që të marrin masat e duhura,dhe të bëjnë punët e tyre deri sa nuk ka pësuar ndokush, siç kanë ndodhur raste të kësaj natyre vite më parë, e pastaj do të bëhet vonë, dhe përgjegjësinë e mbanë secili nga ne, për punën apo mos punën e bërë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/