GRANDEMALL

Puset e hapura po shkaktojnë pasiguri dhe rrezik edhe për banorët e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – EVSB ka njoftuar se Nasala fshat i Anamoravës, është e “prekur” nga vërshimet e lumit Moravë e Binçit. Sikur dihet, sa herë të ketë reshje shiu ky fshatë preket nga vërshimet e lumit Moravë, është pjesë e Anamoravës dhe e “prek” këtë anë sa herë të bie shi e bie borë. Vetëm një shi mjafton të bie në fshatrat e komunës së Vitisë, e të Gjilanit, dhe pas një ore apo dy, toka pjellore e fshatrave Nasalë, e Budrikë e Epërme, përmbytet dhe merr “pamje” duket si të jetë një liqe i madh i kësaj ane të Anamoravës.

EVSB-përpos që ndodhin vërshime thuaja për çdo vit, banorët janë të shqetësuar edhe nga ndotja e puseve të tyre!

Uji i pijshëm mundë të jetë i infektuar nga vërshimet e herë pas hershme, dhe frika e banorëve është me të drejtë se ata mundë të preken nga ndonjë smundje si pasojë e këtyre ndotjeve që vije nga vërshimet.

Përpos vërshimeve, banorët e Anamoravës kryesisht ata të fshatit Nasalë, janë të shqetësuar edhe nga puset e hapura, formimi i këtij “liqeni”, që në çdo kohë paraqet rrezik si për bagëtitë që kullosin pranë këtij pusi të hapur,”liqeni”, po ashtu dhe për fëmijët që ruajnë bagëtinë, pa siguria dhe rreziku është edhe për banorët e kësaj ane, veçmas të fshatit Nasalë!

ARKATANA

EVSB-kësaj radhe u sjellë pamjen nga tereni, me disa foto se si duket ky pus i hapur, apo dhe ndryshe ta quajmë ky”liqe”.

Kjo pusetë dhe thellësia e sajë duhet të merren në konsideratë nga autoritetet vendore të Komunës së GJILANIT, para se të përballemi me ndonjë incident të rëndë, apo tragjik!

EVSB, fton organet kompetente të Komunës së Gjilanit, që të marrin masat e duhura, e të menjëhershme, dhe çështja e këtij pusi të hapur të zgjidhet pa humbur kohë, sepse nesër mundë të jetë vonë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, z.Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.