Puset e hapura paraqesin pa siguri dhe rrezikshmëri të lartë për qytetarët e Vitisë

Viti – Nga zyrtarët e EVSB-së, dhe të Policisë së Kosovës është konstatuar se puset e hapura paraqesin pa siguri dhe rrezikshmëri për të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, por veçanërisht për banorët, fëmijët e asaj lagje, që banojnë dhe jetojnë në atë pjesë, ku dhe gjenden puset e hapura.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkës, ditë më parë kishte identifikuar disa puse të hapura në Komunën e Vitisë.

EVSB së bashku me Policinë e Kosovës(PK), konkretisht me zyrtarin policorë për komunitete, kanë dalur në teren për të shikuar drejtpërdrejtë puset e identifikuara ditë më parë.

Nga zyrtarët e EVSB-së, dhe të PK-së, u konstatua se puset e hapura paraqesin pa siguri dhe rrezikshmëri për të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, por veçanërisht për banorët, fëmijët e asaj lagje, që banojnë dhe jetojnë në atë pjesë, ku dhe gjenden puset e hapura.

Nga zyrtarët e EVSB-së, dhe PK-së, puset e hapura u fotografuan, dhe sipas burimeve që morëm në teren, puset kanë një thellësi mbi 40 m ka thënë në raportin e tij Imri Emërllahu kryetar i EVSB.

Sipas tij puset e hapura, gjinden në Qytetin e Vitisë, lagjja:”Selami dhe Mehmet Ismajli”.
Prona ku gjenden puset është shoqërore.
Pas disa procedurave administrative, puset do të sigurohen së shpejti, dhe më nuk do të ketë pa siguri, por as rrezikshmëri, për fëmijët, apo qytetarët e asaj pjese banimi.

EVSB, dhe PK, falënderon qytetarët për gatishmërinë dhe bashkëpunimin me organet e sigurisë, në Komunën e Vitisë.

EVSB e Vitisë, është Ekip me status vullnetar, që nga viti 2005, andaj fton të gjithë qytetarët pa dallime, që të ndihmojnë dhe mbështesin organet e sigurisë, gjithnjë për të mirën e fëmijëve të tyre, qytetarëve dhe vendit, për një jetë më të mirë, dhe për një të ardhme më të sigurtë ka thënë Emërllahu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).