Uji Dea

Puset e hapura ende shqetësuese për qytetarët e Komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Duke falënderuar bashkëpunimin e qytetarëve tanë, për kontributin e tyre të dhënë në aspektin e sigurisë,dhe problemeve t’jera të shumta të identifikuara nga ta, dhe me ndihmën e tyre, EVSB edhe kësaj radhe arriti të identifikoj edhe një pus të hapur në fshatin e Ri(ish Novosellë).

Pusi i hapur gjendet në afërsi të Shkollës fillore paralelja e ndarë, “Skender Emërllahu”, afër fushës së futbollit.

Prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre, sepse ata luajnë për çdo dit në oborrin e Shkollës së tyre, ku gjendet fusha e futbollit të vogël, dhe aty afër gjendet edhe pusi i hapur që sjellë pa siguri dhe rrezikshmëri për nxënësit e kësaj Shkolle.

Mobi Casa

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi së bashku me Policinë e Kosovës, gjatë këtij viti kanë arritur të identifikojnë 7 puse të hapura në vendbanime të ndryshme të Komunës së Vitisë.

Puset e hapura pas identifikimeve, ato janë adresuar dhe janë iniciuar tek organet Komunale, gjegjësisht drejtoria e Shërbimeve publike, dhe brenda një afati të shkurtër kohor, të gjitha puset janë siguruar nga kjo drejtori, dhe më nuk paraqesin rrezik për qytetarët.

Shpresojmë dhe besojmë se përmes këtij publikimi për rastin në fjalë,organet përgjegjëse do ti marrin masat e nevojshme, dhe pusi i hapur që gjendet në afërsi të fushës së futbollit të sigurohet sa më parë, me qëllim që nxënësit e kësaj shkolle të ndjehen të sigurt, dhe rreziku për ta të largohet në tërësi thuhet në reagimin e Imri Emërllahut koordinator i EVSB për Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.