Fundamenti

Punojnë pa kontrata pune

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë inspektimeve që ka bërë ditëve të fundit Inspektorati i Punës në shumë kompani private ka gjetur 791 punëtorë të cilët kanë punuar pa kontrata pune. Zyrtarë nga Inspektorati i Punës bëjnë të ditur se për dallim nga viti i kaluar sivjet ka rënë dukshëm numri i punëtorëve që punojnë pa kontrata pune.

Shumë punëtorë në sektorin privat edhe më tutje vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune, ndonëse një veprim i tillë paraqet shkelje ligjore. Gjatë inspektimeve që ka bërë ditëve të fundit Inspektorati i Punës në shumë kompani private ka gjetur 791 punëtorë të cilët kanë punuar pa kontrata pune. Zyrtarë nga Inspektorati i Punës bëjnë të ditur se për dallim nga viti i kaluar sivjet ka rënë dukshëm numri i punëtorëve që punojnë pa kontrata pune.

Hidromorava

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Punës, ka thënë për gazetën “Zëri” se këtë vit kanë ndryshuar metodologjinë e inspektimeve, ku, sipas tij, ka rezultate pozitive në krahasim me vitet paraprake. “Këtë vit e kemi ndryshuar metodologjinë e inspektimeve dhe deri më tani në bazë të informatave nga terreni kemi rezultate pozitive në krahasim me vitet paraprake. Kjo shihet edhe në bazë të numrit të punëtorëve pa kontrata pune. Planin vjetor të inspektimeve besoj se do ta përmbushin inspektorët”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.