Punimet për asfaltimin e rrugës “Egzodi”,në Berivojcë të Kamenicës në proces

Kamenicë – Sot, kemi parë nga afër realizimin e punimeve në asfaltimin dhe rregullimin e trotuarit të rrugës “Egzodi” në Berivojcë të Kamenicës ka shkruar Kadri Rahimaj.

“Falënderoj Ministrin Elbert Krasniqi për mbështetjen e vazhdueshme për investime të cilat ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës për komunitetet pakicë. Do të rritet intensiteti i punëve në mënyrë që ky projekt të përfundohet sa më shpejt, që t’iu ofrohet qytetarëve qasje më e lehtë” ka shkruar kreu i Kamenicës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS