Eko Higjiena

Punëtori dy-ditore mbi hartimin e planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë kësaj punëtorie dy-ditore u punua në bashkërenditjen e aktiviteteve nga rezultatet e nxjerra nga vetëvlerësimi, sipas blloqeve që janë të përcaktuara në manualin e komunës mike dhe janë vendosur sipas renditjes në plan të veprimit.

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve” që përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë ka mbajtur punëtorinë dy-ditore me grupin punues për hartimin e planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Gjatë kësaj punëtorie dy-ditore u punua në bashkërenditjen e aktiviteteve nga rezultatet e nxjerra nga vetëvlerësimi, sipas blloqeve që janë të përcaktuara në manualin e komunës mike dhe janë vendosur sipas renditjes në plan të veprimit.

FIDANISHTJA

Gjatë këtyre dy ditëve është zhvilluar drafti i parë i planit të veprimit së bashku me grupin punues. Si hapa të mëtutjeshëm, plani i veprimit do të rishikohet nga konsulentët e jashtëm, ku më pas, do të bëhet kostimi dhe validimi i tij.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sociale me theks te veçante ndaj mbrojtjes dhe te drejtëve te fëmijëve, përfshirjes se fëmijëve dhe publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.