Punëtorëve të minierës “Kaolini” u ndërpriten pensionet e parakohshme

Gjilan – Selver Lenjani kryetar i Sindikatës së “Kaolinit” thotë se me një vendim të Ministrisë së Punës dhe mirëqenies sociale rreth 60 punëtor të kësaj ish ndërmarrjeje kanë mbetur pa pensionet e parakohshme.
Mbi 60 punëtor të ish minierës “Kaolini” kanë mbetur pa pensionet e tyre të parakohshme, krejt kjo sipas Selver Lenjanit pas një vendimi që ka marrë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Lenjani thotë se kjo ndërprerje e pensioneve e rëndon edhe ashtu situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të këtyre familjeve.”Është e pandershme që pas 20 viteve punë dhe me një moshë mbi 60 vjeçare të mbesin nën mëshirën e kohës këta punëtor të cilët kryesisht i takojnë brezit kufitar” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se këta ish punëtor do ta kërkojnë të drejtën e tyre në të gjitha instancat gjyqësore duke filluar nga Gjykata Supreme. “Unë nuk e di si kanë gjetur guxim këta qeveritar që të dëmtojnë këtë shtresë të këtyre familjeve”./rajonipress/