ARKATANA

Punëtorët, të pasigurt në punë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Si pasojë e punës së pasigurt në Kosovë, gjatë periudhës janar gusht të këtij viti kanë humbur jetën 15 persona, 13 shtetas vendorë dhe 2 të huaj. Ndonëse ekziston Ligji për sigurinë në Punë, sindikalistët janë të pakënaqur me shkallën e zbatimit të tij në praktikë. Këto shqetësime ata i paraqitën në një tryezë në ditën ndërkombëtare të punës së pasigurt.

Punësimi në Kosovë ende është i pasigurt në shumë sektorë, ndonëse ekziston Ligji për sigurinë në Punë që parasheh të drejtat dhe obligimet e punëtorëve dhe punëdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Energjetikës, Izet Mustafa, thotë se ky ligj nuk zbatohet sa duhet në praktikë, dhe si pasojë shumë punëtorë vazhdojnë të humbi jetën.

Mobi Casa

Profesori Izet Shehu, theksoi se është duke u zhvilluar fushatë globale për të ndaluar punën e pasigurt dhe zbatimin e masave të nevojshme mbrojtëse.

Sipas tij në vendet e punës ka rreziqe të shumta, prandaj sindikatat duhet të jenë më aktive. Kryeinspektori i punës, Basri Ibrahimi, pranon se gjendja sa i përket sigurisë në punë është duke u përmirësuar gradualisht, por ende nuk është në nivel të kënaqshëm.

Ai thekson se vetëm gjatë këtij viti kanë bërë mbi 5 mijë inspektime, sidomos sa i përket sigurisë në punë. Punëtorët në mbarë botën shënojnë 7 tetorin si ditë simbolike të luftës për sigurinë në vendet e punës. Sipas organizatës Ndërkombëtare të Punës në vendet e punës cdo vit vdesin rreth 2 milionë e 340 mijë persona, kurse në BE rreth 5 mijë e 500./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.