FIDANISHTJA

Punëtorët pa vend pune

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy blloqe të termocentralit Kosova A, saktësisht A1 dhe A2, që nga pas lufta më shumë kanë qenë jashtë funksioni se që kanë prodhuar energji elektrike. Më saktësisht njëri nga viti 2002 e tjetri nga viti 2006 asnjëherë nuk janë vënë në punë.

Por, janë afër 200 punëtorë që figurojnë si të punësuar në këto dy blloqe e që marrin pagë nga Korporata Energjetike e Kosovës, edhe pse nuk dihet çfarë saktësisht bëjnë.

Pagesa e tyre iu ngarkohet qytetarëve në faturat e tyre përmes shpenzimeve të energjisë elektrike.

Burime të gazetës brenda kësaj korporate kanë bërë të ditur se në mesin e tyre ka punëtorë që nuk kryejnë asnjë punë, pasi blloqet janë jashtë funksioni dhe në të vërtetë ata nuk kanë çfarë të bëjnë.

Hidromorava

Edmond Nulleshi, drejtor i Shërbimeve në KEK, konfirmon se blloqet A1 dhe A2 janë jashtë funksioni tash e një kohë të gjatë.

“Në termocentralin Kosova A, njësia A1 është ndalur në vitin 2006, ndërsa njësia A2 ka ndalur prodhimin në vitin 2002”, thotë Nulleshi.

Sipas Nulleshit, të gjithë punëtorët që kanë qenë të angazhuar në këto dy blloqe tash janë duke punuar në KEK dhe kryejnë punë tjera…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.