Mobi Casa

Punëtorët nuk shkojnë pas Haxhi Arifit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ishte paralajmëruar një muaj më parë. Madje thuhej se do të jetë një protestë madhështore. Por, në fakt ndodhi krejt ndryshe. Të mërkurën ftesës së Haxhi Arifit iu përgjigjën veç 200 veta. E, shumica e tyre ishin pleq dhe plaka, tanimë në pension. Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës e injoruan shumica e punëtorëve dhe sindikalistëve që i paguajnë anëtarësi, duke thënë se Arifin nuk e njohin si kryetar.

Edhe ata që i ishin bashkuar protestës nuk thanë fjalë të mira për të parin e BSPK-së. Madje i fishkëllyen derisa ai mbante fjalimin para masës. Arsyeja që sindikalistët u mblodhën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë ishte mosrealizimi i kërkesave të tyre përmes dialogut me Qeverinë siç ishte pritur. E, kërkesat e protestës që ishte thirrur me moton “Pesë minuta para dymbëdhjetëve”, ishin të shumta.

FIDANISHTJA

Si zbatimin e ligjeve për të drejtat e punëtorëve në praktikë, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, zbatimin e marrëveshjes për pagën minimale prej 220 euro, miratimin e ligjit për pensionistët, e pranimin e stazhit të punës për vitet 1990-1999.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.