Mobi Casa

Punëtorët nga privatizimi morën mbi 105.601.000 euro

/ 2 minuta lexim
HW

Më shumë se 105.601.000 euro kanë marrë deri më tash rreth 43 mijë punëtorët në emër të 20-përqindëshit nga privatizimi i rreth 406 ndërmarrjeve shoqërore në vend.

Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, ka thënë se AKP-ja deri më tani ka bërë shpërndarjen e mbi rreth 105,601,000 milionë eurove deri më tani nga pjesa e 20-përqindëshit për mbi 43 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore në nivel vendi.

Sipas tij, mjetet e gatshme (në proces) për shpërndarje të 20% janë gjithsej 1,337,140 euro. Kaloshi ka thënë se shpërndarja e mjeteve të tjera do të ndodhë pas vendimeve finale të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Hidromorava

“Mjetet e gatshme (në proces) për shpërndarje të 20%-shit janë gjithsej 1,337,140 euro. Vetëm gjatë javës së kaluar Agjencia ka përgatitur kalkulimet për dy ndërmarrje shoqërore në vlerë prej 1,302.014 euro, si dhe pas pranimit të vendimit të formës së prerë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës janë bërë kalkulimet për pjesën 10% të mbajtur sipas procedurave për 3 NSh, në vlerë prej 35,126 euro”.

Sipas tij, të gjithë punëtorëve me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës do të jenë në listën finale të punëtorëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.