Uji Dea

Punëtorët e krahut muajin mars e shohin të favorshëm për të dalur në shtetet e perëndimit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Shumë punëtor krahu po e presin muajin mars për të ikur nga Kosova me shpresën se mund të gjejnë ndonjë ditë punë krahu atje. Janari dhe shkurti janë muaj të vdekur dhe kjo është arsyeja se po e pres marsin shprehet Elmazi një punëtor krahu.

Ndonëse të gjithë i kanë të njohura rreziqet që bartë punësimi ilegal në shtetet e perëndimit, shumë punëtor krahu, po e presin muajin mars si të favorshëm, për të trokitur në shtetet e perëndimit.

Elmazi një punëtor krahu thotë se i është mërzitur edhe jeta për shkak të kushteve të rënda në familje.
“Unë punojë çdo ditë punë nga më të ndryshmet, por kryesisht shkarkojë mallra të ndryshme ndërtimore. Jam lodhur edhe nga pagesa e ulët dhe nga kushtet e rënda në familje. I kam tre fëmijë në shkolla dhe po më vije rëndë kur i shoh, se ata nuk janë të barabartë me moshatarët e tyre” shprehet Elmazi.

Hidromorava

Elmazi thotë se shpresat i ka tek një i afërm në Gjermani, i cili i ka premtuar strehim dhe ushqim atje.

Edhe, Milaimi një tjetër punëtor krahu mendon se muaji mars duhet të shfrytëzohet prej tij për të ikur pak në perëndim. “Janari dhe shkurti janë të paralizuar edhe në perëndim dhe për të mos shpenzuar kot kam vendosur ta pres muajin mars. E di që edhe atje nuk të presin me lule, po më mirë të bëhesh argat e rroktar i zviceranit e gjermanit sesa i shqiptarit që kshyr shpyrtin me ta nxjerrën e nuk kënaqet me ty” shprehet Milaimi.

Qerimi një tjetër punëtor krahu thotë se ikja e kësaj kategorie mund të ndodhë muajve në vijim. ”Po takojë shumë koleg të rangut tim dhe të gjithë thonë se marsi është vendimtar për ata. Nuk jam ithtar i mërgimit po jemi zatetën për muri, veç muajin janar kam paguar 56 euro rrymë që për mua është e papërballueshme. Punojë dhe kurrë sndalem po prapë fukara se fukara. Kam dëshirë që njëherë bile ta përjetojë punën në perëndim dhe të shoh, a ta han djersën gjermani, e ata të tjerët. Këtu në Kosovë ska gazdallar të mirë, ka veç mashtrues dhe njerëz të pashpirt” shprehet Qerimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.