Fundamenti

Punëtorët e KEK-ut vazhdojnë protestën

/ 2 minuta lexim

Punëtoret e KEK-ut për të tretën ditë me radhë do të protestojnë për ngritjen e pagave në minierën e Bardhit, Mirashit, Termocentralit Kosova A, Termocentralit Kosova B, dhe serviset e DPS-së. Ndërkohë, dje ata kanë protestuar tek termocentrali ‘Kosova B’, ku kanë paralajmëruar grevë apo edhe bllokim të prodhimit nëse, brenda një jave, nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve, Izet Mustafës ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushën atëherë, punëtorët kanë vendosur të radikalizohen duke u futur në greva apo edhe duke e ndalur prodhimin.

Fundamenti

“Protestat vazhdojnë nëpër departamentet tona për një orë. Gjatë javës së ardhshme më së largu të mërkurën nëse nuk e marrim një konfirmim që për neve është i pranueshëm si përfaqësues të juaj ne do t’i radikalizojmë veprimet tona. Radikalizimi nënkupton jo protestë më për një orë, jo punëtorë që nuk lënë keq vendin e punës, por nënkupton edhe zvogëlim të veprimtarive operative ditore, marshim të punëtorëve të KEK-ut në Prishtinë, dorëheqje të stafit menaxhues të KEK-ut apo edhe dorëheqje të institucioneve që merren me KEK-un”, ka thënë ai.

Ndryshe, ata thonë se kjo protestë vjen pas mospërmbushjes së premtimeve për ngritjen e pagave nga menaxhmenti aktual i KEK-ut. /Kosovapress/