KKVITI

Punëtorët e KEK-ut me sigurim shëndetësor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Të gjithë punëtorët aktual të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), tash e tutje do të kenë sigurim shëndetësor si pjese e përfitimeve të mbuluara nga punëmarrësi.

Kjo është arritur pasi KEK-u ka nënshkruar kontratën me kompaninë Siguria për ketë shërbim. Kjo kompani kosovare ka fituar në tenderin e hapur për këtë çështje duke ofruar çmimin më të lirë.

Lista e sigurimit përfshinë një gamë të gjerë të shërbimeve shëndetësore. “Ne jemi të përkushtuar dhe në vazhdimësi kemi përmirësuar kushtet e punëtorëve. Edhe kontrata e sotme është një indikator që tregon se të gjithë punëtorët e korporatës do të kenë një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të begatë. Kushtet e punëtorëve do të vazhdojnë të përmirësohen edhe në të ardhmen pasi paraqesin një nga segmentet kryesore të orientimit të KEK-ut”, tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Uji Dea

Përfaqësuesit e kompanisë “Siguria” janë zotuar se do ta respektojnë kontratën pikë për pikë. “E falënderojmë KEK-un për vlerësim fer dhe korrekt, sikurse për besimin që tregon në vazhdimësi për bizneset kosovare”, tha Drejtori i kompanisë Siguria, Rrahim Pacolli.

KEK është punëdhënësi më i madh në vend dhe deri tash ka mbuluar me mjete vetanake të gjitha lëndimet në vendin e punës. /Telegrafi/