Punëtorët e KEK-ut dhe gazetarët, më të rrezikuarit
Gjashtë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti janë të evidentuara nga policia, 278 raste kur janë penguar dhe sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së punës së tyre zyrtare në Kosovë.
Punëtorët e KEK-ut kryesojnë listën e sulmeve dhe pengimeve gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në terren e pas tyre vijnë gazetarët, inspektorët e tregut, mjekët dhe policia.
Nga janari i vitit 2012 e deri në gjysmën e parë të këtij viti, janë sulmuar 64 punëtorë të KEK-ut, të cilët kryesisht merren me shkyçje nga rrjeti elektrik, për shkak të mospagesave, shkruan “Koha Ditore”.
Ndërkaq nga janari e deri në tetor të këtij viti, janë sulmuar dhe penguar 13 gazetarë që punojnë në mediet e Kosovës, gjatë ushtrimit të punës së tyre.
Ndërkohë po në këtë periudhë të këtij viti, duke mos përmendur inspektorët komunal, deri më tani janë sulmuar dhe penguar tetë zyrtarë të inspektoratit, përderisa ata po kryenin detyrën e tyre në terren.