Fundamenti

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë rritje pagash sikur ata të KEK-ut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Federata e Sindikatës së Pavarur të “Elektrokosovës” kanë kërkuar rritje të pagave për punëtorët e kompanisë për furnizim dhe shpërndarje – KEDS.

Drejtuesit e saj kanë thënë se është e papranueshme të diskriminohen nga punëtorët e KEK-ut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kanë bërë edhe propozimet që pagat të kategorizohen në pesë nivele. Niveli menaxhues, sipas tyre, të përfitojë rritje afro 50 euro, kurse për ata të nivelit më të ulët rritja të jetë deri në rreth 130 euro.

Uji Dea

Kjo kërkesë dhe disa të tjera, sindikalistët i kanë parashtruar menaxhmentit të KEDS-it në, të enjten, në një konferencë për media. KEDS-it i është dhënë ultimatum për plotësimin e kërkesave më së largu deri më datën 10 prill.

Kryetari i FSPE-së, Fehmi Pajaziti, ka paralajmëruar se nëse menaxhmenti nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, ata do të organizojnë protesta bazuar në ligjet në fuqi.

Përveç shumë kërkesave të shprehura nga Sindikata e “Elektrokosovës”, ka pasur edhe një për kthimin e “luksit”. Janë ankuar se punëtorët po vonohen në punë pasi KEDS-i i ka tërhequr 90 automjete.