Fundamenti

Punësimi, mision i pamundur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që kanë lidhur koalicion për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme duhet ta kenë një shkop magjik për ta realizuar premtimin për vende pune.

Në bazë të parametrave ekonomikë, punësimi i 200 mijë njerëzve për dy mandate konsiderohet mision i pamundshëm nga njohësit e ekonomisë, por edhe nga vet përfaqësuesit e këtyre dy partive politike.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, vlerëson se premtimet që i kanë këto dy parti janë jashtë logjikës ekonomike, sepse sipas tij, Kosova ka rritjen ekonomike më të vogël në rajon.

“Premtime që thotë populli nuk i kap lapsi, janë hy me premtime marramendëse dhe sidomos me uljen e papunësisë janë jashtë logjikës ekonomike. Papunësia është problem afatgjatë.

United Hospital

Kosova e ka nivelin më të ulët të zhvillimit ekonomik në Evropë. Bruto produktin për kokë banori 2500 euro, ndërsa vendet e BE-së mesatarja rreth 28 mijë euro dhe rritja ekonomike 3 për qind nuk ka gjasë që do të krijojë ndryshime. Vetëm rritja mbi 8 për qind mund të ketë ndryshime e duhura sociale në shoqëri”, i tha Sadiku gazetës Tribuna.

Ndërsa, deputeti i LDK’së Ali Sadrija ka thënë se është skeptik se Qeveria e ardhshme mund bëjë diçka në punësimin e njerëzve nëse nuk ndërmarr masa rigoroze të ndryshimit.

Ai madje thotë se ekonomia kurrë nuk ka qene në gjendje më të keqe, për shkak se janë duke udhëhequr njerëz jo profesionalistë që nuk njohin gjerat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.