Uji Dea

Punësimet “alla pronto” po e shkatërrojnë shtetin

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Koalicioni në pushtet, i përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja, e ka devalvuar tej mase çështjen e punësimeve të qytetarëve tanë “alla printo” dhe për këtë arsye duke vendosur njerëzit e paaftë nëpër dikastere po shkatërrohet vendi. Analistët thonë se konform kësaj, nepotizmi mbetet një betejë që duhet luftuar.

Maloku: Institucionet, të ngarkuara me mendësi të funksionimit klientelesk, politik e familjar

“Është për keqardhje që ky koalicion i ka mbushur e stërmbushur institucionet e shtetit, qoftë atij qendror apo lokal, por edhe të gjitha institucionet e shtetit me militantët partiakë, familjarët e servilët, njerëz të paaftë për të bërë punët e tyre në shtet”, shprehet deputeti i opozitës, Bali Muharremaj,raporton Gazeta Kosova Sot

Koalicioni në pushtet, i përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja, e ka devalvuar tej mase çështjen e punësimeve të qytetarëve tanë “alla printo” dhe për këtë arsye duke vendosur njerëzit e paaftë nëpër dikastere po shkatërrohet vendi. Analistët thonë se konform kësaj, nepotizmi mbetet një betejë që duhet luftuar.

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Bali Muharremaj (AAK) thotë për “Kosova Sot’ se si shtet me një popullsi rezidente prej 1 milion e 800 mijë banorësh, Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me një moshë mesatare 27 vjeç, e pikërisht për shkak të nepotizmit rinia më së tepërmi është e prekur në masë prej papunësisë. Sipas tij, për t’i bërë ballë papunësisë qysh pas mbarimit të luftës, Kosova iu nënshtrua një sërë transformimesh, krahas atyre politike e ekonomike, edhe në fushën e arsimit e shkencës, por asnjëra nuk dhanë rezultate. “Binomi aktual i pushtetarëve, i përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja, e kanë devalvuar tej mase çështjen e punësimit. Pushtetarët e tashëm ka vite që i kanë krijuar në mënyrën më të sofistikuar rrjetet e tyre klienteliste duke lënë anash meritokracinë”, është shprehur ai për “Kosova Sot”.

ARKATANA

Ai thotë se është për keqardhje që ky koalicion i ka mbushur e stërmbushur institucionet e shtetit, qoftë të atij qendror, por edhe ato të nivelit lokal, nëpër komuna, por edhe të gjitha institucionet e shtetit në përgjithësi duke punësuar në radhë të parë militantët e tyre partiakë, familjarë e servilë, njerëz të paaftë për të bërë punët e tyre. “Në të shumtën e rasteve pothuajse tërë kohën rrinë nëpër institucionet e shtetit pa punuar asgjë dhe duke marrë pagat e tyre pa asnjë meritë pune, por vetëm duke qenë shërbëtorë të kësaj nomenklature.

Burjani: Punësimi partiak dhe familjar po krijon pabarazi në punësime Analisti Blerim Burjani shprehet për gazetën “Kosova Sot” se punësimi partiak, familjar ka bërë që njerëzit të mos ndihen të barabartë në punësim, sepse është moskrijimi i kushteve ligjore dhe mosrespektimi Kushtetutës indikatori që ka bërë që partitë politike të punojnë në mënyrë të kundërligjshme dhe të sanksionuara me Kodin Penal.

Burjani është i mendimit se kjo çështje vështirë se do të ndryshojë pa ndryshim të mënyrës së qeverisjes me shtetin. “Bazuar në situatën momentale shpresat e atyre që janë pa punë, për fat shumë të keq, janë të pakta dhe thuajse edhe të pamundshme për punësim në sektorin publik dhe në shërbimin civil”, është shprehur Burjani.

Ndërsa, analisti politik, Albinot Maloku, u shpreh për gazetën se mendësia e funksionimit të klientelizmit, sidomos atij politik dhe familjar, është shkatërruesi më i rrezikshëm i shtetit, por edhe i shoqërisë në Kosovë. “Konform kësaj, nepotizmi politik e familjar ende po ngelet beteja e një lufte të pafituar. Thirrjet edhe të instancave ndërkombëtare në Kosovë janë të përqendruara te kjo betejë dhe pa ndryshimin e kësaj mendësie nuk mund të llogaritim në institucione profesionale të të gjitha niveleve”, shprehet Maloku. Tutje, ai ka shtuar: ” Të gjitha institucionet shtetërore, qendrore e lokale padyshim se janë të ngarkuara me mendësi të funksionimit klientelesk, politik e familjar”.

Ai tha se pritjet janë që të merren seriozisht kërkesat, sidomos të ambasadorit britanik në Kosovë në luftimin e nepotizmit politik e familjar./kosova sot/