Fundamenti

Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë (Naimi)

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arben Kurteshi – Rinia jonë mendjendritur nuk e lëshon vendin se ajo nuk e do punën, por pikërisht se ajo atë e do, dhe e kërkon edhe jashtë vendit!

Ato vende pune që i gjejnë nëpër shtete të huaja të sillen në vendin tonë, dhe kjo është punë dhe detyrë e institucioneve shtetërore.

  • Ulja e barrierave ligjore për investitor.
  • Krijimi i kushteve ligjore, siguria ligjore për investitor.
  • Përpilimi i përbashkët i kushteve dhe ligjeve me investitorët në përputhshmëri me ligjet e Kosovës e ato ndërkombëtare.
  • Krijimi i kushteve të sigurisë sociale, sigurime të qëndrueshme shëndetësore dhe të papunësisë.

Mund të sjellin investime të shpejta, të mëdha dhe të qëndrueshme në vend.
Pa krijimin e kushteve të lartpërmendura nuk do të investohet në vendin tonë, dhe nuk do ti kthehet shpresa rinisë për të ndërtuar ardhmërinë në atdhe.
Aty ku është potenciali ynë i madh është edhe defekti ynë; pra pikërisht te ideali dhe vizioni ynë!

Fatkeqësisht caku i idealit dhe vizionit që nga pas lufta e deri sot është pushteti, dhe kur pushteti është cak i idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes atëherë zhvillimi i vendit mbetet sekondarë dhe i lënë pas dore! Vendi në dy dekadat e fundit është zhvilluar pikërisht aq sa mund të zhvillohet një vend i lënë pas dore.

Edhe pse ne kemi shumë shembuj nga shtetet tjera që u zhvilluan brenda dy dekadave. Për shembull Gjermania e cila ishte shumë e shkatërruar e bërë rrafsh me tokë pas luftës së dytë botërore arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivë ekonomike e Evropës. Gjermanisë vetëm dy dekada pas luftës nuk i mjaftoi fuqia e vetë punëtore dhe kërkoj punëtorë jashtë shtetit, sikur që kërkuan edhe në vendin tonë në vitin 1965 pra vetëm dy dekada pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Shteti juridikisht i panjohur nga UE dhe SHBA-ja, që nuk ka ulëse në OKB, pra pothuaj se juridikisht shtet “joekzistent“ dhe prapë një ndër shtetet më të zhvilluara në botë, që e njohën deri sot vetëm 17 shtete nga 193 është Tajvani që ka një Bruto Produk Vendor për kokë banori 25‘000$!

UBT

Pra, argumentet se nuk na njohu ky apo ai shtet, nuk jemi anëtarë të kësaj apo asaj organizate janë vetëm viktimizim dhe asgjë tjetër për moszhvillimin e vendit në nivel evropian e përtej në dy dekadat e fundit!

Nëse duam që të rrjedhë një lumë i madh investues drejt vendit tonë, është detyrë e jona ta përgatitim proaktiv shtatin ligjorë të atij lumi! Përndryshe do të kemi vetëm ndonjë përrua sikur deri sot, dhe jo lumenj investues.
Para fillimit të mrekullisë ekonomike Irlandës i ikën gjysma e popullsisë gjithsej katër milion në Amerikë!

Irlanda, brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në Evropën perëndimore në shtetin gati më të pasur në botë, për kokë banori !

Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arritur rritja e produktivitetit të shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.

Japonia dhe Korea e Jugut poashtu janë zhvilluar edhe më shpejt se dy dekada.
Zhvillimi ekonomik fillon në kokë, dhe madhësia e zhvillimit ekonomik varet nga madhësia e masave të marra dhe nga veprimet pasuese për zhvillim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.